Opozita kundër Ruçit, Paloka: Votojmë kundër tij, i bashkohemi protestës së të përndjekurve

Opozita kundër Ruçit, Paloka: Votojmë kundër tij, i bashkohemi protestës së të përndjekurve

14:16, 09/09/2017
A+ Aa A-

Me fillimin e parlamentit të ri pritet të ndizet edhe jeta politike në vend pas pushimeve.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe më parë, opozita do të zhvillojë një protëstë para Kuvendit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Demokratët janë shprehur se nuk do ta japin votën e tyre për kandidaturën e Ruçit, ndërkohë këtë qëndrim ka shfaqur edhe kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili.

Në mbështetje të këtij qëndrimi opozita do t’i bashkohet protestës së përndjekurve politikë, të cilët kundërshtojnë vënie e Ruçit në krye të Kuvendit, pasi sipas tyre, është një figurë që ka patur lidhje me komunizmin.

Edi Paloka, i cili pritet të votohet si nënkryetar i Kuvendit, tha se reagimi i opozitës do të jetë një reagim edhe për zgjedhjet: “Ne do të votojmë kundër Gramoz Ruçit për të gjitha ato arsye që i kemi thënë deri më sot. Nëse do të bëhet kryetar me votat e socialistëve, siç pritet të ndodhë, ne do t’i bashkohemi protestës së të përndjekurve”, - tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/09/2017 16:17

U kujtuat o legena që paska edhe të përndjekur në Shqipëri. Gjatë fushatës nuk thatë as edhe një fjalë të vetme për të përndjekurit politikë dhe për pronarët e ligjshëm, prandaj edhe humbët 300.000 vota. Tani i erdhi në mend Lulushit si kofini pas të vjelit, tani që nuk i beson më askushi.

krasasi tp09/09/2017 14:47

Keta "antikomunistet" e Lulit dashkan ta ngrene nji cader te vogel para parlamentit, per t'na hedhur hi syve. .Gramos Ruci si paterice e Rilindjes duhej mundur se pari politikisht.Z.Basha si Tropolenas qe eshte, nuk e beri.Gramos Ruci mund te ishte rrezuar ligjerisht, nese e kishim seriozisht e nese ka argumenta ligjore, fakte, prova e deshmitare qe eshte perfshire ne krim , vrasje apo droge.Ta beje kete SPAK-u dhe Byroja e Hetimit.Nese ambasadoret kryesor do kishin indicie, jam i sigurt qe nuk do qe lejuar as te kandidonte lere me te vihej ne krye te kuvendit.Gramos Ruci eshte e sigurt qe nuk eshte pjese e nomeklatures se vjeter.Nga nje mesues fshati, kryetar keshilli koperative, sekretar i dyte,e i pare K.P neTepelene, atehere kur e kish mare ferra uraten.Minister i Brendshem atehere kur duhej by...the dhe kur nomeklatura e vjeter me gjithe bijte i qe kthyer privatizimeve dhe kapjes se ekonomise.I perfshire ne droge, vrasje apo fitime te paligjshme, te jap llogari si gjithe te tjeret.Por druaj se "antikomunizmi" i stisur i PD se sotme te L.B eshte shenje se opozitarizmi nuk do fokusohet ne kryerjen e reformave te thella shtetformuese e integruese por ne retorika e llogje pazari, c'je ti , e c'jam une.

Shto koment

Denonco