Presidenti Meta, takim me Ali Ahmetin për shqiptarët në Maqedoni

Presidenti Meta, takim me Ali Ahmetin për shqiptarët në Maqedoni

14:37, 08/09/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim zotin Ali Ahmeti, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.

Presidenti theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco