13 vite LSI, Kryemadhi sulmon Ramën: Qeveri e vogël, korrupsion i madh

13 vite LSI, Kryemadhi sulmon Ramën: Qeveri e vogël, korrupsion i madh

11:36, 06/09/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka sulmuar sot Kryeministrin Edi Rama duke shprehur bindjen se pavarësisht se u krijua një qeveri e vogël, korrupsioni do të jetë i madh. Ndaj, LSI, do të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve për një luftë politike në Kuvend, grupi parlamentar i saj do të jetë jashtëzakonisht aktiv, me inisiativa, me nisma politike, premtoi Kryemadhi.

Deklaratën e saj, Kryemadhi, e bëri me rastin e 13-vjetorit të LSI, duke mbajtur në dorë një lopatë si dhe deputetët e tjerë të zgjedhur të kësaj partie, pasi kishte vendosur që përvjetori i partisë të mos festohej si rëndom, por me punë konkrete në dobi të qytetarëve, duke mbjellë fidanë.  

"Këtë ditë ne e festojmë ndryshe nga ditët e tjera, - tha kryetarja e LSI, - e vëmë në shërbim të komunitetit dhe kjo është më e pakta që  mund të bëjë një parti politike Në këto 13 vite, LSI-ja u rrit me të mirat e saj, me të rinjtë, me gratë, me sfidat dhe me vështirësitë

Sigurisht kemi gabuar, por kemi mësuar dhe në pozicionet që do të marrim shumë shpejt do të jemi më pranë qytetarëve dhe do t’u shërbejmë atyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin zgjedhjet më të demontuara, pavarësisht nga ajo që ne kemi rezultat në letër. Votuesit u përballën me një represion dhe polici të kriminalizuar dhe ata ia dhanë votën LSI-së. LSI-ja u rrit në përballje me një agresion kriminal.

Grupi parlamentar do të jetë aktiv, me luftë politike, me inisiativa, me nisma politike sepse qeveria e re shqiptare nuk na le rrugë tjetër,  qeveri e vogël por jemi të bindur që do të ketë një korrupsion të madh dhe ne do të afrojmë një zgjidhje.

Shqiptarët janë lodhur nga lufta egoiste e klasës poltike; ata duan të kenë një Shqipëri të integruar," përfundoi Monika Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco