VIDEO/ Drogë në vilat qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë

VIDEO/ Drogë në vilat qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë

15:59, 05/09/2017
A+ Aa A-

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot droga që është kapur në Vlorë, ishte e fshehur tek Vilat qeveritare. Sipas tij, kjo është zona e vilave qeveritare.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Te dashur mq, Policia njoftoi se ka sekuestruar ne nje vile ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, 250 kg droge. Dihet boterisht se zona e vilave te Ujit te Ftohte eshte zone rezidenciale e vilave te qeverise ndaj dhe mesa duket, nje i afert i qeverise ka zgjedhur zonen rezidenciale te vilave te qeverise, duke ditur dhe tolerancen dhe vleresimin e madh te Norieges per drogen, per te fshehur ne nje vile te asaj zone sasi kolosale droge.

Pas mbushjes me droge te tuneleve te ushtrise, magazinave te rezervave shteterore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qera te majme per boset e tyre me pushtet te zona e Ujit te Ftohte.

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje informacion me te gjere dhe videon e botuar ne mediat tona! sb

"SYRI.net Policia mësyn vilën në Ujin e Ftohtë, zbulon 211 kg kanabis: arrestohet pronari, pritet sekuestrimi i pronës syri.net

09:48, 05/09/2017

Një operacion policor është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku policia ka mësyrë tek një vilë dykatëshe, për të cilën dyshohej se ishte bazë për grumbullimin dhe shitjen e kanabisit.

Operacioni policor antidrogë i koduar '' Fillim Vjeshte'' solli arrestimin në flagrancë të Dilaver Pecajt, një 41-vjeçari nga fshati Trevllazër, që ishte i dyshuari krysor si dhe nisjen e kërkimev e për dy persona të tjerë: F.P dhe A.M.

Vila në të cilën ndërhyri policia rrezikon të sekuestrohet, pasi kjo pronës dyshihet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, prodhimi she shitja e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE SE VLORES

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi: Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.

Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve'' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco