Sesioni i ri parlamentar, zbardhet plani i PD-së: Protesta kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës

Sesioni i ri parlamentar, zbardhet plani i PD-së: Protesta kundër Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës

09:36, 04/09/2017
A+ Aa A-

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, kjo javë do të jetë intensive, pasi i duhet të vendosë për strategjinë që do ndjekë PD-ja për seancën e parë të parlamentit të ri, më 9 shtator si dhe do t’i duhet të zgjedhë emrat që do e përfaqësojnë në organet e Kuvendit, por edhe për funksionarët e grupit parlamentar.

Basha ende nuk ka vendosur për kryetarin e ri të grupit parlamentar, por as për kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare, të cilët në bazë të rregullores i përkasin Partisë Demokratike. Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me protesta para Kuvendit, të shtunën e 9 shtatorit, ku deputetët do të votojnë për qeverinë e re.

Vendimi në selinë blu pritet të merret në fillim të javës kur do të mblidhet edhe grupi parlamentar, ndërsa ende nuk sqarohet në qoftë se nëpërmjet protestës, demokratët do të synojë të bllokojë seancën parlamentare.

Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, ndërsa burime të besueshme theksojnë se po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit, me synim për të pamundësuar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Në krye të protestës do të jenë Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë dhe FRPD.

Ditën që Rama shpalli qeverinë e re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi duke theksuar se ai konsolidoi dhe riktheu në pushtet elitën komuniste, ndërsa sipas tij, Shqipëria sot drejtohet nga disa figura famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre, duke përmendur Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin dhe Sonila Qaton.

Ndaj, seanca e parë parlamentare për konstituimin e qeverisë së re nuk do të jetë e qetë, pasi deputetët demokratë do të kërkojnë me ngulm që të mbajnë fjalime, të cilat do të shënjestrojnë me akuza kryesisht Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arlind kola04/09/2017 12:07

Sa me teper afron vetingu aq me shume po e shfaqin friken keta.

Arber isai04/09/2017 12:06

I kapi frika se dalin zbuluar krimet e tyre.Kane frike nga reforma ne drejtesi dhe profesionalizmi i policise dhe ngrihen e bejne protesta qe nuk do sjellin asgje te mire.

Metan Selmani04/09/2017 11:53

Dolën nga çadra me 100 kushte dhe përfunduan në ca ministra teknik të padoboshëm, tani duan të ngren një tjetër pët të penguar qeverin e re, nuk është tjetër veçse një politik dritshkurtër.

Miri boci04/09/2017 11:52

Te doli gjumi Luli dhe tani kerk9n tua prishesh rehatine qytetareve me protesta pa asnje kuptim . Fli me mire se ashtu edhe vendi ecen perpara pa pengesat e tua te kot

Nora Lasku04/09/2017 11:49

Do e niskan mbarë këta mandatin e dytë opozitare, duke vazhduar me plitikat bllokuese, kjo nuk është aspak rruga që duhet të ndjek opozita.

Erjona hysa04/09/2017 11:49

O ju te pd dini te beni gj tjeter pervec se te protestoni dhe te ngrini kampingje ne mes te bulevardit?! Na e keni shpifur jeten jeni bere te padurueshem,thjesht pranoni qe PD ka marr fund dhe mbaroi filmi

Agron hysa04/09/2017 11:46

Protestaaa ?!!! Hahaha sa qesharak jeni ju te PD vetem te beni protesta dhe te ngrini cadra dini ju,me pak fjal keni marr fund. Ikni shporruni nga shqiperia dhe lereni kete vend te bej hajer me ata qe zgjodhi per ti qeverisur.

Klea Janku04/09/2017 11:44

PD perfundimisht nuk di cfare thot! Vazhdon akoma me politika destruktive. Eshte bere mjerane

Gerta Taku04/09/2017 11:43

O luli erdhe nga pushimet prap cader do hapesh? Futu ne parlament dhe bej detyren si deputet.

Besnik Uka04/09/2017 11:42

Pd ja sdi cthot. Eshte e marr fund. Kryetari qe ka eshte me zgjedhje farse. Lere shqiperin te integroj

Shto koment

Denonco