Qeveria e kthen arsimin në luks. Familjet shqiptare paguajnë 3.5 herë më shumë se në BE

Qeveria e kthen arsimin në luks. Familjet shqiptare paguajnë 3.5 herë më shumë se në BE

12:15, 02/09/2017
A+ Aa A-

Kostot e shkollimit të fëmijëve janë bërë një barrë e rëndë për buxhetet e familjeve shqiptare duke përkeqësuar nivelin e jetesës së tyre. Të dhënat zyrtare tregojnë se familjet në Shqipëri detyrohen të shpenzojnë plotë 3.5 herë më shumë për të arsimuar fëmijët e tyre se sa prindërit në Bashkimin Europian.

Më konkretisht sipas Eurostat, për një familje mesatare në Europë shpenzimet për arsim zënë vetëm 0.6 për qind të buxhetit total.

Por sipas INSTAT, në Shqipëri, familjet detyrohen të paguajnë 2.1 për qind të buxhetit total për arsimin. 

Image

Kosto e lartë që familjet shqiptare paguajnë për shkollimin e fëmijëve është rezultat direkt i politikës që ndjek qeveria. Nëse në vendet e Bashkimit Europian, sistemi arsimor financohet në pjesën dërrmuese nga buxheti i qeverisë, në Shqipëri qeveria ja ka hedhur pjesën më të madhe të kostove, vet qytetarëve. .

Sipas statistikave zyrtare të publikuar nga Eurostat, qeveritë e Bashkimit Europian shpenzojnë mesatarisht 4.2 për qind të Prodhimit Kombëtar për arsimin, ndërkohë që në Shqipëri buxheti i shtetit paguan vetëm 3 për qind, duke i detyruar familjet ta mbajnë vetë pjesën tjetër të kostos.

Rritje e kostove

Vitet e fundit, qeveria ka rritur ndjeshëm tarifat e shkollimit, për studentët në arsimin e lartë, ndërkohë që për nxënësit e niveleve më të ulëta librat dhe materialet e tjera mësimore janë shtrenjtuar me ritme dyshifrore.

Sipas të dhënave zyrtare, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet. Më konkretisht nga 11 mijë e 790 lekë që ishte në vitin shkollor 2012-2013, këtë vit, kostoja e librave të detryueshëm arriti në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor.

Për të njëjtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë.  

Shqipëria është ndër vendet e vetme në Europë, e cila i detyron familjet të paguajnë për tekstet shkollore të arsimit të detyrueshëm. Së bashku me rritjen e tarifave në nivelet e tjera, kjo ka prekur jo pak buxhetet familjare duke e bërë gati të pamundur shkollimin e fëmijëve që vijnë nga familjet e varfra.  

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artan02/09/2017 12:55

Provinca Autonome Bolzano-Itali Librat shkollore deri ne vitin e dyte te shkolles se mesme FALAS.

Shto koment

Denonco