Rama superqokë për Vuçiç nga Parisi: Serbia beson te vlerat e BE-së, na bashkojnë shumë gjëra

Rama superqokë për Vuçiç nga Parisi: Serbia beson te vlerat e BE-së, na bashkojnë shumë gjëra

10:26, 02/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë duket se është i vendosur në rrugën për ta cilësuar Serbinë e Vuçiç si një aleat të ngushtë, pavarësisht se ky shtet vazhdon të luftojë kundër çdo përpjekje të shqiptarëve të Kosovës për tu shndërruar në arenën ndërkombëtare një shtet si gjithë të tjerët, me të drejta të plota. Ndërkohë që Serbia edhe pse udhëhiqet ende nga politikanë protagonistë të genocidit dhe luftërave të përgjakshme në Ballkan ndodhet shumë pranë anëtarësimit në BE, kurse Shqipëria e Ramës shumë më larg, ky i fundit vazhdon të bëjë piar ndërkombëtar për vendin e udhëhequr nga miku i tij Aleksandër.

“Me Serbinë ka shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra kryeministër përpara pak vitesh. Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj”, ka deklaruar Edi Rama, të premten në Paris, në Forumin e Global Positive i organizuar nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në vijim, Rama theksoi se jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery02/09/2017 15:02

Enver Hoxha , idhull shpirteror i Rames , para se te vi?ate pra , ne fillimvitet e 80-ta provoi ta laje m*tin me sh*urre me librin e tije TITISTET ku justifikohet se si " Titua na mashtroi" duke u perpjekur qe tere ato mizori dhe krime qe i shkaktoi shqiptareve te k

Daj Jaku02/09/2017 12:09

Privilegj për të svetënuar një popull duke i blerë votat me pare droge e kanabisi, duke kanabizuar Shqipërinë, duke kriminalizuar policinë, parlamentin, shtetin, duke ekstremizuar shoqërinë kampion bote nga fundi. Deri ku mund të arrijë pafytyrësia e një njeriu? A mendon se dikush i beson maklladat që lëshon nga goja çdo ditë? Me Serbinë ka shumë gjëra që na bashkojnë, EDrama ka të drejtë. Bëjmë një listë: genocidet e përsëritura ndër shekuj, krijimi i PKSh me në krye dashnoren e Miladinit, përpjekjet për ta bërë Shqipërinë republikën e 7 jugosllave, genocidi i Tivarit, genocidi i tipit serb i Enverit ndaj popullit shqiptar që ja kalon shumëfish atij të Titos ndaj kosovarëve, genocidi i Millosheviçit me këshilltarin e tij Vuçiç ndaj kosovarëve në 1997 që u ndal nga USA se përndryshe so në Kosovë do kishte zero kosovarë, mosnjohja insistuese kategorike e Shtetit të Kosovës dhe lobimet gjigande nëpër botë për ta penguar njohjen e Kosovës, ndërhyrjet sorosiane duke korruptuar rëndë këta "të privilegjuarit udhëheqës" të Shqipëri-Kosovë për ti detyruar të bashkohen nën vasalitetin e Serbisë në Jugosllavinë e re. A doni më për Belulin?

Shto koment

Denonco