Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Artan Fuga: Letra që i dërgova kryeministrit Rama për 'rrenat' e Akademisë së Shkencave

Artan Fuga: Letra që i dërgova kryeministrit Rama për 'rrenat' e Akademisë së Shkencave

09:19, 01/09/2017
A+ Aa A-

Akademia cdo vit bën raportin e bilancit të kërkimit shkencor dhe të veprimtarive të veta. Prej vitesh unë ngre çështjen se në fakt në këto raporte që justifikojnë paranë publike të harxhuar ka fiktivitet.

Pra, ka rrena !

Veprimtaria shkencore e të gjithë ne që punojmë në institucione të tjera mësimore dhe shkencore, rimerret edhe njëherë në raportin e Akademisë të Shkencave dhe integrohet atje gjoja si bilanc i saj.

Letra ime drejtuar kryeministrit Edi Rama, botohet sot në letër ekskluzivisht nga gazeta "Panorama". Përjashtimisht kjo, duke kërkuar ndjesën tuaj fisnike, për të ruajtur formën serioze të një dokumenti shkresor mbi letër, sipas rregullave administrative. Po botoj këtu vetëm një paragraf:

Një pjesë tjetër e këtij bilanci që i raportohet zyrave të shtetit është punë krejt e pavarur e kërkuesve shkencorë në pension dhe nuk ka asnjë lidhje me bilancin e aktivitetit të Akademisë të Shkencave. Asnjë planifikim konkret nuk ka për veprimtaritë kërkimore-shkencore në terren që Akademia duhet të kontribuojë. Fakti i këtij fiktiviteti është për mua një shqetësim i madh sepse ka të bëjë pikërisht me paranë publike që harxhohet me raportime dyfishe.

Ju merrni pra dyfish numra artikujsh shkencorë, pjesëmarjesh në konferenca, etj.

Ju ushqejnë me gënjeshtra që besoj verbërisht se po qe se do t’i kishit parë nuk do t’i kishit besuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

goni01/09/2017 10:21

ne qefte se bnuk doni te japim mendomet tona, mbylleni dhe rrime rehat si ne edhe ju.....

Shto koment

Denonco