Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj nuk ka munguar në protestë para kryeministrisë sot në ditën e 10-të të saj.
Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Shqipërisë.
“Baballarët vranë frikën. Lanë djemtë e vajzat të vijnë këtu. Këtu jemi det dhe ky është deti i dashurisë. I bëj një thirrje Dardanisë, Kosovës, se edhe ata kanë derdhur shumë gjak për të ngritur flamurin në Vlorë”, u shpreh ai.
© SYRI.net