Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Kundër terapisë hormonale', Korça i bashkohet sërish sot protestave kundër qeverisë Rama

20:05, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare në Korçë ka vijuar për të pestën ditë radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur në zonën këmbësore të qytetit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj problematikave sociale dhe ekonomike në vend.

Gjatë tubimit, qytetarët ngritën shqetësime që lidhen me sistemin shëndetësor, vështirësitë ekonomike, emigracionin dhe mungesën e mbështetjes për familjet në nevojë. Protestuesit theksuan se shumë qytetarë përballen me sfida të mëdha për të siguruar trajtim mjekësor dhe shërbime të nevojshme për familjarët e tyre.

Protestuesit mbajtën në duar pankarta ku shprehnin shqetësimet e tyre: “Kundër trajtimit hormonal', 'Atdheu nuk është në shitje”, si dhe pankarta të tjera me mesazhe si “Shkollat në harresë, spitalet në krizë, natyra në shitje, korrupsioni në pushtet”.

Një tjetër pjesëmarrëse në tubim bëri thirrje për bashkim qytetar përtej ndarjeve politike, duke theksuar nevojën për t’u përqendruar tek problemet reale që prekin përditshmërinë e shqiptarëve. Ajo nënvizoi rëndësinë e solidaritetit dhe angazhimit qytetar për adresimin e çështjeve sociale dhe ekonomike.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe zgjidhje konkrete për problematikat sociale, ekonomike dhe demografike që, sipas tyre, po ndikojnë në jetën e banorëve të Korçës dhe të gjithë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco