Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'3 mijë e 700 mijë e 514 mijë'/ Pankartat pikante nga protesta e 10-të përpara Kryeministrisë

'3 mijë e 700 mijë e 514 mijë'/ Pankartat pikante nga protesta e 10-të përpara Kryeministrisë

19:40, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe sot, në ditën e 10-të protestave qytetare kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, mijëra qytetarë dolën në rrugë me pankarta në duar, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij.

“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij. Disa nga pankartat ishin: ‘Ankesat e popullit: pagat, kosto e jetesës, spitalet, shkollat, TVSH, çmimi i naftës, të rinjt që largohen etj., përgjigja e Ramës: Hajt moj ma thash ca ka noll... A je...!’

Në pankarta të tjera tregohej gjendja katastrofike e spitalit të Përmetit, i cili ishte krahasuar me burgun e Spaçit.” Ndërkohë, qytetarët tërhoqën vëmendjen edhe për gjendjen katastrofike të spitalit të Përmetit, krahasuar në pankarta me burgun e Spaçit.

Pjesë e protestës nuk i shpëtoi as deputetja Zegjine Caushi, e cila u përmend në disa pankarta për gafat e saj në parlament, ku njëra nga pankartat më të dukshme tregonte: “3 mijë e 700, mijë 514 e 8 mijë e 5 protestues…”, duke ironizuar deklaratat dhe përpjekjet për të minimizuar pjesëmarrjen qytetare.

Disa nga pankartat pikante nga protesta e ditës së sotme:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco