Sot protesta qytetare është në ditën e 10 të saj.
Përveç kërkesave të mëparshme, sot protestuesit kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie tranzitore me qëllim që të organizojë zgjedhje të lira.
‘E dini kush është dhe një nga arsyet kryesore se jemi mbledhur këtu?
Sepse kemi 35 vite që neve vazhdojnë dhe na premtojnë të njëjtat gjëra. Vazhdojnë dhe na premtojnë rrotacion politik. Vazhdojnë dhe na premtojnë zgjedhje të lira, por në fakt a ka ndodhur ndonjëherë kjo?
Dhe çfarë ndërtuan këto? Ndërtuan një sistem hibrid.
Një sistem ku komunizëm nuk i quajmë, por ka të gjitha elementet e një komunizmi, ku demokraci nuk është, sepse janë jo po vetëm elementet komuniste, por këto kanë dhe pushtetin, kanë dhe gurin dhe arrën në dorë. Këto kanë çdo gjë, çdo gjë e kanë në dorë për të mbajtur pushtetin e tyre. Dhe e dini pse e mbajnë këtë pushtet? Sepse këto kanë frikë të japin llogari. Kanë frikë që në momentin që mbaron ky tranzicion, kanë frikë që do japin llogari pranë organeve përkatëse. Dhe prandaj ne sot jemi këtu! Jemi për t'i dhënë fund këtij tranzicioni! Jemi që ne të garantojmë zgjedhje të lira, të garantojmë procese të lira, të garantojmë institucione ligjore ku njerëzit, ku të gjithë ne, të kemi besim te drejtësia, të kemi besim te njëri-tjetri. Prandaj, prandaj përveçse Rama ik, unë mendoj që duhet të kemi dhe një thirrje tjetër. Një thirrje që ne të garantojmë që i gjithë ky proces të ketë një tranzicion të drejtë dhe të ndershëm. Prandaj, ajo që neve, pjesë shtesë të kërkesave, duhet të kemi një qeveri tranzitore. Një qeveri që të garantojë të gjithë këtë procesin.
A jeni dakord që të kemi një qeveri tranzitore?!
Qeveri tranzitore! Qeveri tranzitore! Qeveri tranzitore!
Dhe një thirrje të fundit kam.
Ne kemi vetëm një qëllim të vetëm, që është ikja e kësaj qeverie dhe është që ne të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe për vete’, u shpreh një nga protestuesit që foli në podium.
© SYRI.net