Lajmi i fundit

Live/ Task Force - Dita e 10, Edi Rama kundër të gjithëve

10 ditë që tronditën 'sistemin'

10 ditë që tronditën 'sistemin'

16:42, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Lutfi Dervishi 

1. Nisi si protestë lokale në Zvërnec dhe u kthye në një ngjarje kombëtare me jehonë ndërkombëtare.
2. Nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe përfundoi duke tronditur gjithë mjedisin politik dhe mediatik.
3. Nisi për të mbrojtur një lagunë, por po nxjerr në sipërfaqe një oqean pakënaqësish të akumuluara nga arroganca dhe babëzia e pushtetit.
4. Memet, pankartat dhe kreativiteti i protestuesve rezultuan më tërheqëse dhe më therëse se dhjetëra fjalime politike.
5. Është protesta e parë e këtij lloji që ka vazhduar 10 ditë rresht pa ndërprerje. Ka organizim, por nuk ka lider.
6. Në kohën kur Reuters transmetonte live protestën për audiencën globale, disa televizione në Tiranë zgjodhën të transmetonin festimet e 35-vjetorit të PS në Fier.
7. Është protesta e parë ku një meme e shpërndarë në rrjete sociale ka gjasa të ketë bindur më shumë njerëz sesa analizat nëpër studio televizive.
8. Turistët që zakonisht fotografojnë protestat, këtë herë iu bashkuan atyre. Disa morën edhe mikrofonin dhe mbajtën fjalime.
9. Përveç shqiponjës si simbol kombëtar, në status patriotik po ngjitet edhe flamingoja.
10. Për protestën deri tani janë akuzuar tetë agjentura të huaja. (Enver Hoxha në ditën më të keqe akuzonte 4 (CIA, KGB, UDB, ASFALIA)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco