Rama: Ashtu si shkuan zgjedhjet, nga marrëveshja e 18 Majit ngelet vetëm që…Basha është djalë i mirë!

Rama: Ashtu si shkuan zgjedhjet, nga marrëveshja e 18 Majit ngelet vetëm që…Basha është djalë i mirë!

14:26, 29/08/2017
A+ Aa A-

Tashmë u kthjelluan të gjitha hamendjet se çfarë do të “ndajë” Rama me Bashën, gjatë këtij mandati të ri katërvjeçar: Asgjë!

Kryeministri  më në fund ka folur sot nga Llogaraja lidhur me marrëveshjen e 18 majit, që u arrit mes tij dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe ka lënë për të nënkuptuar, se prej saj ka dalë vetëm ai i fituar. Gjithsesi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i qeverisë e mori në mbrojtje kryetarin e opozitës duke thënë, se vendimi i Bashës nuk ka të bëjë me tradhti ndaj PD-së. Mes të tjerash ai me humor pohoi, se vazhdon të mendojë se Basha është një djalë i mirë.

“Nëse Basha bëri një gjë që s’ka lidhje me tradhtinë, dënimin e asetit të PD, është pikërisht marrëveshja. Unë nuk dua të komentoj akuzat, që janë konsum i brendshëm i procesit që u zhvillua brenda PD. Uroj që ai proces të jetë mbyllur dhe të mos zgjas 4 vite. Jam i bindur për këtë (Basha djalë i mirë). Fenomeni është një gjë dhe si u shkuan zgjedhjet është një gjë tjetër. Ne e kemi pasur qartësi rezultatin tonë, pasi kemi pasur në vazhdimësi një lexim të qartë të opinionin në sondazhe. Vota jonë ka qenë e përputhur, sondazhi jonë nuk ka lidhje me drogën, nuk ka lidhje me blerjet”, tha Rama duke mbyllur kështu edhe diskutimin se kush dhe çfarë fitoi, nga marrëveshja e famshme e 18 Majit.

Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco