Vetë pi verë 33-mijë euro, por sulmon influenceret/ Rama: Marrin 20-mijë euro…

13:45, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret dhe blogeret që po mbështesin protestën masive qytetare, ku kërkohet largimi i tij.

Sot është dita e tretë, pas Elbasanit ku bënte gjeste përçmuese dhe Shkodrës ku përdori një gjuhë të fortë seksiste ndaj vajzave dhe grave që marrin pjesë në protestë, kryeministri ka vijuar edhe ditën e sote me sulme duke tentuar edhe t’i indimidojë kinse paguhen me shuma marramendëse për punën e tyre në Instagram.

Njeriu që harxhon miliona euro nga paratë e taksapaguesve vetëm udhëtime me avion privat. Njeriu që blen bileta nga 30 mijë dollarë për të parë një ndeshje NBA, apo pi 33-mijë euro një shishe verë, del dhe sulmon gratë dhe vajzat që protestojnë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së tij. 

Sulmin e sotëm Rama e bëri gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesiona.

“Nuk ka një vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë me e ulët se në Kroaci, nuk ka! Cili është problemi? Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj dhe ata që kujtojnë se punonjësit e huaj vijnë nga Filipinet si skllevër, ata nuk duan të punojnë dhe të marrin një pagë si në Greqi dhe Kroaci. Ose nuk janë në nevojë për një punë, përkundrazi punojnë në Instagram dhe japin intervista sesi jeta e tyre modeste kushton 20 mijë euro në muaj.”,- u shpre ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco