‘Poshtë komunizmi’/ Pano: Po përpiqen të monopolizojnë protestën! Mijëra demokratë në shesh si njerëz të lirë

‘Poshtë komunizmi’/ Pano: Po përpiqen të monopolizojnë protestën! Mijëra demokratë në shesh si njerëz të lirë

12:53, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e opozitës, ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale një video ku komenton një incident të ndodhur gjatë protestës së djeshme, e cila ishte protesta e nëntë radhazi kundër qeverisë.

Në reagimin e tij, Pano akuzon mbështetës të Lëvizjes Bashkë dhe kryetarin e saj, Arlind Qorri, për provokime ndaj qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

“Shikoni pak si i provokojnë komunistët e Arlind Qorrit qytetarët. I shqetësoi një fjali e vetme: ‘Poshtë komunizmi’. Pra nuk i shqetësoi korrupsioni, nuk i shqetësoi Rama, nuk i shqetëson kapja e shtetit. I shqetëson kur dikush thotë ‘Poshtë komunizmi’”, shprehet Pano në videon e publikuar.

Sipas tij, disa individë po përpiqen të marrin kontrollin moral dhe politik të protestës, duke e trajtuar atë si pronë të tyre dhe duke vendosur se kush ka të drejtë të marrë pjesë.

Pano vlerëson gjithashtu angazhimin e të rinjve të Partisë Demokratike dhe Forumit Rinor, duke theksuar se ata kanë qenë pjesë e çdo proteste dhe kauze qytetare gjatë viteve të opozitës.

Në fund të reagimit të tij, Pano u bën thirrje demokratëve të vazhdojnë pjesëmarrjen në protesta, ndërsa kritikon ata që, sipas tij, kërkojnë të përjashtojnë kundërshtarët politikë nga kauzat qytetare.

“Demokratë, mbani kokën lart. Shkoni në protestë, mbusheni sheshin. Mos u përkulni para askujt që kërkon t’ju përjashtojë nga kauzat qytetare”, përfundon ai.

Pano:

Shikoni pak si provokojnë komunistët e Arlind Qorrit qytetarët.

I shqetësoi një fjali e vetme: poshtë komunizmi. Pra nuk i shqetësoi korrupsioni, nuk i shqetësoi Rama, nuk i shqetëson kapja e shtetit. I shqetëson kur dikush thotë poshtë komunizmi. Dhe pastaj këta duan të na japin leksione demokracie.

E vërteta është se thjesht disa njerëz po përpiqen të monopolizojnë protestën, sikur protesta është pronë e tyre, sikur qytetari ka të drejtë të protestojë vetëm nëse merr leje nga ata. Kanë arritur deri aty sa e kanë bërë të jetë mëkat të jesh demokrat dhe të jesh në protestë. Tani për demokratët e rinj, për Forumin Rinor, të rinjtë e PD-së që kanë qenë në ballë të çdo proteste në 13 vjet opozitë, çdo kauzë qytetare, çdo betejë kundër këtij regjimi.

Dhe në këtë protestë ku jam çdo ditë ka qindra dhe mijëra demokratë që kanë dalë si qytetarë të lirë. Jo për të marrë pronësinë e protestës, por për një qëllim të përbashkët, për të larguar të keqen e këtij vendi, Edi Ramën.

Qytetarët e lirë nuk duhet të kompleksohen nga ata që për vite nuk e lëvizën as gishtin kundër Ramës. Dhe sot kërkojnë të vendosin kush ka të drejtë të protestojë dhe kush jo. Demokratë, mbani kokën lart.

Shkoni në protestë, mbusheni sheshin. Mos u përkulni para askujt që kërkon t'ju përjashtojë nga kauzat qytetare. Dhe për majtucët, që kujtojnë se mund t'i intimidojnë demokratët: Kujdes! I keni provuar demokratët dhe herë të tjera. Dhe të dy palët e dinë se si ka përfunduar.

@pano_jonathan Kur thua “Poshtë komunizmi” dhe shqetësohen më shumë ata sesa qeveria, kuptohet qartë problemi. Askush nuk ka monopol mbi protestën. Demokratët kanë qenë dhe do të jenë në çdo kauzë, si qytetarë të lirë kundër këtij sistemi që për 13 vite e ka shkatërruar këtë vend. Demokratë, kokën lart. #jonathanpano ♬ original sound - Jonathan Pano

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco