Presidenti Meta vendos: Kuvendi i ri do të mblidhet më 9 shtator

Presidenti Meta vendos: Kuvendi i ri do të mblidhet më 9 shtator

14:22, 29/08/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot, thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më datë 9 shtator 2017, ora 10:00.

Në dekretin e publikuar nga Presidenca thuhet:

D E K R E T PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10599

Tiranë, më 29.08.2017                                                      

                                                                               

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco