Largimi i Ramës na shpëton 1 miliard euro në vit dhe kështu ruajmë edhe Zvërnecin.!

Largimi i Ramës na shpëton 1 miliard euro në vit dhe kështu ruajmë edhe Zvërnecin.!

10:49, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Një studim shumë serioz ka treguar se, për shkak të korrupsionit të Ramës dhe qeverisë, humbasin plot 1 miliard euro në vit.

Ndërkohë, Rama dhe kori i sorrave që i mbajnë iso qajnë e lajnë për Zvërnecin se, demek, është projekt 4 miliardë euro.

Rama megjithatë tha vetë në CNN amerikan se s'ka projekt fare dhe se nga doli kjo shifër 4 miliardë e di vetëm ai dhe zyra idiote e propagandës së tij.

Pra, shkatërrohet Shqipëria dhe çdo vlerë natyrore me një projekt fantazmë të financuar nga personazhe offshore, që s'ka asnjë lidhje me mirëqenien e njerëzve, por vetëm me interesat politike dhe financiare të Edi Ramës.

Por shqiptarët kursejnë shumë më tepër duke larguar Ramën, sepse mbi 1 miliard euro do t'i shtoheshin arkës së shtetit çdo vit.

Dhe nuk ka asnjë arsye të prekim natyrën dhe të shkatërrohet Shqipëria.

Mendo sa miliarda euro gllabëron korrupsioni i Ramës dhe qeverisë.

Në 8 vjet qeverisje të Ramës janë vjedhur mbi 8 miliardë euro, pra sa dy Zvërnecë.

Po të punonin me ndershmëri dhe profesionalizëm, sezoni veror që realisht zgjat një muaj e gjysmë do ta zgjasnin së paku në 4 muaj, nga qershori në shtator, dhe miliarda euro të tjera do të hynin në arkën e shtetit.

Por Edi Rama me qeverinë e kanë merakun te taksat për blogerët dhe influencer-at, dhe jo për mundësitë gjigante të rritjes ekonomike, të cilën e vret korrupsioni i tij.

Ndaj është e qartë se vetëm largimi i Ramës na kursen miliarda që vidhen, të tjerat vijnë më pas....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco