Ambasadori i ri/ Nesho: SHBA po rikthen fokusin te siguria dhe lufta kundër narkoshtetit në Shqipëri

Ambasadori i ri/ Nesho: SHBA po rikthen fokusin te siguria dhe lufta kundër narkoshtetit në Shqipëri

09:59, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV me Flavio Qarrin, komentoi ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë dhe prioritetet e politikës së jashtme të SHBA në rajon.

Sipas tij, fokusi kryesor mbetet siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar, në kuadër të një strategjie për stabilitetin e Ballkanit.

Nesho theksoi se SHBA po tregon një qasje më të qartë ndaj vendeve ku, sipas tij, është cenuar funksionimi i shtetit ligjor, duke përmendur Shqipërinë si rast problematik.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e ngarkuarës me punë në Tiranë, ndërsa u shpreh se përfaqësuesit e rinj amerikanë pritet të kenë një profil më të fortë në raport me zhvillimet politike në rajon.

Nesho: Po pa diskutim Flavio, ardhja e ambasadorit të ri në Tiranë edhe platforma e tij që u paraqit në Senat, në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, tregonte prioritetet e politikës së jashtme amerikane, sidomos në një vend si Shqipëria. Dihet që në përgjithësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë se janë të fokusuara në shumë rajone të botës të cilat janë në pjesë e konflikteve të gjëra si në lindjen e mesme, në Ukrainë e të tjera, për Ballkanin ka një strategji e cila qëndron në stabilitetin e këtij rajoni. Por brenda këtij stabiliteti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe politika e saj e jashtme, janë fokusuar në ato vende nga të cilat kanë shkarë nga funksionimi i shtetit ligjor dhe sidomos Shqipëria duke u kthyer në një narko-shtet.

Prandaj edhe platforma e tij ishte siguria, heqja e armiqve të përbashkët që dëmtojnë sigurinë si të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu edhe të Shqipërisë, lufta kundër karteleve. Dhe këtu dua të bëj një parantezë i dashur Flavio, se dihet që nuk është vetëm gjenerali Ëendy që do të vijë në Shqipëri, por edhe ambasadori që vete në Bosnje Hercegovinë, është një Grim Beret, një njeri i cili ka një eksperiencë tepër të gjatë që ka luftuar kartelet, ka qenë së fundi duke shërbyer edhe në Meksikë, ka një kontribut edhe në goditjen e Sinaloas edhe përputhen të gjitha gjërat.

Domethënë, vëmendja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po reflekton ndaj një qartësie që dihet që këta autokratët ose regjimet e shkatërruara ballkanike kanë luajtur me bashkëveprim me krimin e organizuar duke ulur atë nivelin e sigurisë që prek direkt edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu si dhe Bashkimin Evropian. Dua të them duke përfunduar pyetjen Flavio... që ne duhet të jemi mirënjohës dhe vlerësues edhe të ngarkuarës me punë, e cila ka mbajtur një qëndrim aq sa i lejohej domethënë si një diplomate karriere, ka bërë kthesën e madhe nga një ambasadore siç ishte Yuri Kim, klienteliste brenda agjendave të caktuara për të implementuar politika pro Ballkanit të hapur edhe më gjerë për të mbajtur autokratët në pushtet si Rama, Vuçiçi. Ka mbajtur një... është sjellë si një diplomate karriere dhe në fund të shërbimit të saj duhet ta bëjmë këtë vlerësim. Nga ana tjetër dua të them edhe së fundi që gjenerali do të jetë një figurë e fortë, një figurë e cila që në fillim nuk përputhet me karagjozllëqet e një pehlivani politik dhe aventurieri si zoti Rama me shfaqjet e tij.

Dihet që ushtria amerikane me ardhjen e kësaj administrate e ka pastruar edhe ushtrinë amerikane nga format e LGBT-së, pjesëmarrjen dhe futjen e tyre në formacionet... Janë formacione tepër serioze, është tashmë fuqia demokratike më e madhe në botë dhe sigurisht nuk mund të pranojë që të bashkëveprojë me njerëz ose me regjime të tilla qesharake dua të them, se nuk janë as diktatoriale. Dhe së fundi Flavio meqë jemi në fund të orës dua të them edhe një gjë, kam një kritikë për emisionin tënd që jesh... që unë e quaj një frymëzim për të gjithë. Ke bërë një gjë shumë të keqe se na ke prishur klubin e djemve të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco