‘Protesta i ngjan socializmit të gjeneratës Z’, Dedaj: Nëse s’ndryshohet sistemi, s’do prodhojë asgjë

09:56, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zhvillimet e fundit në sheshet e protestave kanë nxjerrë zbuluar një të vërtetë të hidhur që po manipulohet nën petkun e pakënaqësisë qytetare.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Reldar Dedaj shprehet se ajo që nisi si një reagim i ashpër kundër investimeve, ngjan më shumë me një "socializëm të gjeneratës Z", të importuar nga vendet e Perëndimit dhe të amplifikuar nga fluksi i rrjeteve sociale, sesa me një zgjidhje reale për problemet e vendit.

Sipas Dedajt, historia po përsëritet me një ngjashmëri të frikshme me atë që ndodhi afro dy dekada më parë me investimin në Kakome, ku banorët përzunë investitorët.  

I njëjti skenar i rrezikshëm po luhet sot me Zvërnecin, theksoi gazetari, ku kundërshtimet po pengojnë investitorët e fuqishëm që mund të garantojnë projekte në harmoni me ekosistemin.

Sipas tij, nëse nuk ndryshohet sistemi, atëherë protestat nuk do të prodhojnë asnjë ndryshim të prekshëm.

Gjatë këtyre nëntë ditëve është një socializëm i gjeneratës Z, që në thelb nuk është vetëm produkt i Shqipërisë tashmë, është produkt i mëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Në Shqipëri erdhi si fluks i rrjeteve sociale, pa diskutim edhe i disa grupeve të tjera të interesit që kishin shumë dëshirë të krijonin këtë gjendje për shkak të inferioritetit që janë ndjerë me investimin në Zvërnec. Për të kuptuar çfarë ka ndodhur ne duhet të rikthehemi njëzet e sa vite pas, aty ku Club Mediterranea, një nga kompanitë më të fuqishme franceze ndërkombëtare të turizmit erdhi për të marrë Kakomenë. E njëjta situatë ndodhi, u ngritën vlonjatët me hunj, me sfurq, me shkopa bejsbolli, me gurë, edhe e detyruan kompaninë ndërkombëtare të largohej nga Kakomeja.

Bëhet fjalë për 2007-2009. Ajo çfarë ndodhi më pas në Kakome ishte që investimet filluan, por i bënë sipas surratit të tyre ato investime dhe nuk patën një projekt që mund të rigjeneronte dhe mund të jepte një fluks shumë të madh dhe një kulturë tjetër turizmit në Vlorë. E njëjta gjë po ndodh, e njëjta gjë po ndodh edhe me Zvërnecin, ku mendoj që ajo mund të merret nga një kompani shumë e madhe e fuqishme që mund të ndërtojë vërtet një turizëm që i përshtatet ekosistemit dhe mund t'i jepte një fluks tjetër realisht asaj zone. Personalisht nuk jam kundër investimit. Këta protestuesit janë për t'u admiruar që dalin dhe protestojnë për këtë, kjo tregon që shoqëria ka një pakënaqësi të akumuluar shumë të fortë gjatë këtyre 13 viteve, por nuk kanë kapur thelbin e gjësë. Pra, ata nuk shkojnë aty ku është thembra e Akilit, që është realisht sistemi.

Sistemi politik që kemi ne në Shqipëri, drejtuesin e qeverisë, pra kryetarin e partisë më të madhe që qeveris vendin, automatikisht e kthen në një lloj autokrati dhe ka pushtet më shumë sesa do të kishte Byroja Politike e asaj kohe e periudhës së komunizmit. Kjo gjë e detyron që interesat ekonomike t'i vërë nën këmbë. Janë kaq të forta, kaq të mëdha sa do ta kishte shumë të vështirë t'i sundonte. I gjithë sistemi është i nënshtruar ndaj një individi. Dhe në qoftë se nuk kërkohet ndryshim sistemi dhe mënyra se si do arrihet tek ky ndryshim sistemi, kjo protestë nuk do prodhojë asgjë. Aty ka një vulgaritet të frikshëm i shprehur në dy ditët e fundit, jam i orientuar dhe realisht jam i pataksur me vulgaritetin e shprehur nga folësit. Nuk kam parë që vulgu të dalë në një sipërfaqe dhe e gjithë ajo... qindra, qindra qytetarë që janë bashkuar dhe realisht janë bashkuar nga veriu në jug protestës sepse në mendjen e tyre pretendojnë se diçka mund të ndryshojë, të pranojnë një vulgaritet të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco