Lajmi i fundit

‘Pakënaqësia qytetare nuk mund të injorohet’/ Konferenca Ipeshkvore: Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet

‘Territorialja 2014-2015, dështoi’/ Kaprata: Kostot u rritën, administrata lokale e fryrë në shifra alarmante

09:15, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një dekadë pas zbatimit të saj, reforma territoriale duket se ka dështuar në dy shtyllat e saj kryesore: efikasitetin ekonomik dhe afrimin e shërbimeve me qytetarët.

Eksperti i urbanistikës, Gent Kaprata i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se premtimi për uljen e shpenzimeve jo vetëm që nuk është mbajtur, por administrata lokale është fryrë në shifra alarmante.

Ndërsa solli si shembull Bashkinë e Tiranës, Kaprata tha se administrata ka arritur në rreth 8000 punonjës, një rritje masive nga 1500 punonjës që numëroheshin dikur në bashkinë e vjetër dhe komunat përreth.

Demokracia, si rrjedhojë, është larguar, theksoi eksperti urbanistik, duke i lënë qytetarët të votojnë për kryetarë bashkish që shpesh as nuk i shohin fizikisht.

Gjatë takimeve rajonale me qytetarët në qarqe të ndryshme, dëgjesat publike u shpreh ndër të tjera Kaprata, kanë nxjerrë në dritë një realitet të frikshëm. Të ndarë në grupe, një pjesë e qytetarëve të instruktuar politikisht flasin për suksese të paqena, ndërsa një grup tjetër ka frikë të shprehë pakënaqësitë.

Kjo është për t'u parë, kjo është për t'u parë sepse sikurse ju e dini, është shprehur shpesh herë që kemi një debat të mbështetur në dy kolona të ndryshme. Njëra kërkon gjasme eficencën e bashkive në këtë kuptim ekonomik e tjera e tjera dhe në këtë kuptim synon zvogëlimin e numrit dhe zgjerimin e hapësirës që këto bashki administrojnë. Tjetra kërkon dimensionin demokratik ë, që është i domosdoshmërisht i lidhur me shërbimet, me afërsinë e shërbimeve. Në këtë kuptim kjo vlen për t'u parë. Qeveria, fatkeqësisht, nuk e ka marrë leksionin që nga viti 2014-2015, kur edhe atëherë ne ia thamë, kush kishte pak ekspertizë u shpreh, i thamë që kjo do sjellë probleme të mëdha, jo vetëm që s'do rregullojë aspektin ekonomik të bashkive dhe kështu ndodhi, por do largojë demokracinë nga qytetarët dhe shërbimet nga qytetarët.

Jam shprehur dhe shumë vite më parë kur u bë kjo reformë. Nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë në kuptimin... thjesht është larguar demokracia. Do të thotë që njerëzit nuk votojnë më për këshilltarët komunarë, ata që janë më afër tyre që ishin dikur komunarë, por sot mund të kenë një emërtesë tjetër. Nuk votojnë më për atë administratorin e sotëm, po që dikur quhej kryetar komune. Por gjithsesi këta njerëz paguhen. Pra, në kuptimin ekonomik, në çështjen më të rëndësishme, pagesat e administratës, kostot e administratës, nuk është se kanë ndryshuar, janë po të njëjtat, në mos janë shtuar. Po flasim për të njëjtin drejtim, po e shohim në kuptimin sikur të jetë i njëjti numër punonjësish në administratën vendore. Jo, ai është dyfishuar, trefishuar. Kemi bashki, për shembull si Bashkia e Tiranës e sotme, e cila ka 8000 punonjës, ndërkohë që bashkia e vjetër bashkë me komunat që i përfshiu në territorin e vet pas reformimit, kishte 1500. Pra, janë më shumë se 10-fishuar punonjësit. E thënë me pak fjalë për ta mbyllur, në kuptimin ekonomik kryesor, bazik, atë që ka lidhje direkt me kostot e administratës publike, sepse kjo ishte një nga arsyet kryesore, për mos të thënë më kryesorja e të bërit të reformës, së pari nuk kemi zvogëlim të drejtpërdrejtë.

Është i njëjti punonjës i cili quhet sot... pra e njëjta kosto financiare për buxhetin e shtetit ose buxhetin lokal, por që dikur votohej dhe ishte një njeri që konsiderohej kryetar komune, ose kryetar bashkie për ato bashki që janë suprimuar. Ndërkohë që sot quhet administrator, merr të njëjtën rrogë. Nuk është se ka ndryshuar gjë. Po ashtu dhe administrata. Në këtë kuptim, thjesht është zvogëluar demokracia. Qytetarët nuk votojnë më për njeriun që kanë lidhje direkt, por votojnë për një kryetar bashkie që as e kanë parë, as do ta shohin ndonjëherë, se është shumë larg tyre. Ndërkohë që përgjatë këtij procesi, prej se u bë një dekadë, diçka më tepër, bile jemi në vitin 2026, reforma është përmbyllur në kuptimin formal në vitin 2015, kaluan disa vjet. Është shtuar administrata me disa fish. Në këtë kuptim, aspekti ekonomik unë e konsideroj që është e rrallë ta diskutojmë. Kostot janë disa fishuar. Jo vetëm janë rritur, por disa fishuar.

Fatkeqësisht, ka dy grupe qytetarësh. Grupi i parë është grupi i cili flet për një sukses të reformës, duket që janë të instruktuar nga partia në fuqi, nga qeverisja, flet për një sukses të reformës por ta bëjmë një gjë më mirë. Gjë që nuk bën sens. Në këtë kuptim ato informacione o të dhëna ose sugjerimet e tyre, në kuptimin tim nuk mund të vlejnë asnjë lek përderisa janë njerëz që e kanë të orientuar mendimin, minimalisht gabim, se a ka logjikë të kesh një gjë mirë dhe ta rregullosh? Në këtë kuptim nuk po zgjatem. Grupi i dytë është grupi i cili duan të kontribuojnë. Por edhe ky grupi i dytë ndahet në dy pjesë. Grupi që do, por nuk mundet. Në kuptimin që, i përket... unë nëpër këto takimet rajonale veçanërisht, që janë bërë në 10 qarqe nga 12 që ka Shqipëria dhe do vazhdojnë të bëhen edhe 2 të tjerët në vijim, lexoj shumë socialistë, ose njerëz që i përkasin Partisë Socialiste dhe kanë përfaqësim politik, por jo vetëm, pra edhe qytetarë thjesht socialistë, të cilët e pranojnë, o në mënyrë direkte o indirekte, duke përdorur persona të tretë, që të mos jenë ata vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco