Lajmi i fundit

Konferenca e EPP/ Sali Berisha me tone dramatike: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Një ‘Nuremberg’ për Rilindjen

Një ‘Nuremberg’ për Rilindjen

08:21, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat e ditëve të fundit janë pa asnjë dyshim fenomeni më i bukur që i ka ndodhur jetës politike dhe shoqërore shqiptare në shekullin e XXI. Pikërisht atëherë kur rivdekja i kishte bërë shqiptarët të besonin se shpirti i tyre i protestës ishte shuar së bashku me dëbimin e 1.2 milion prej tyre.

Nisja e protestave nga Zvërneci, një zonë fqinje me kriporen e famshme të Vlorës, krijon një simbolikë të fuqishme për shkak të ngjashmërisë me lulen e kripës, të vetmen bimë që arrin të mbijetojë dhe të lulëzojë edhe në shkretëtirat kripore.

Thirrja "Rama ik" që ka dominuar protestat shënon po ashtu rikthimin e një tjetër simbolike.

Ishte thirrja që u bë preludi i largimit nga pushteti të bamirësit politik të Boratit, Fatos Nanos. Vetëm pak muaj kaluan nga popullarizimi i sloganit "Nano ik" dhe Fatos Nano u largua nga skena e politikës aktive, për të mos ju rikthyer më asaj deri në fund të jetës.

Vetëm se Nano e meritoi deri në një farë mase pensionimin politik. Ndonëse në kohën e tij u "shpik" korrupsioni për t'u kthyer në filozofi të qeverisjes tetëvjeçare socialiste dhe për t'u përsosur nga "mister 20 përqindëshi" i Bashkisë së Tiranës, krimet e Nanos ishin deri diku të amnistueshme. Personalisht, kam deklaruar prej vitesh se krimi më i rëndë i Fatos Nanos ishte lënia e Partisë Socialiste në dorën të Boratit dhe vitet me sa duket po më japin të drejtë.

Për t'ju kthyer Boratit, ky i fundit nuk mund të amnistohet në asnjë mënyrë.

Krimet e tij janë të përbindshme!

Nuk mund të falen kurrsesi kthimi i Shqipërisë në narkoshtet, shkretimi i vendit nëpërmjet shpopullimit dhe grabitja e një miliard eurove çdo vit.

Për këto tre krime, Borati duhet të japë llogari deri në një!

Dhe jo i vetëm!

Nazistët që menduan se me vetëvrasjen e qoftëlargut në 30 prill 1945 u lanë edhe gjynahet e tyre, i kishin bërë hesapet gabim. Ata dhanë llogari në Nuremberg dhe u dënuan sipas përgjegjësisë së gjithsecilit.

As Borati nuk i ka bërë i vetëm krimet e këtyre 13 viteve pushtet.

Ka në enturazhin e vet edhe "gëbelsa", "geringë", "eichmanë", etj.

Janë ideologët të cilët "argumentonin" që në vitet e para të ardhjes në pushtet të Boratit, se largimi i shqiptarëve ishte i pashmangshëm dhe se shqiptarët e larguar do të zëvendësoheshin me bangladeshas dhe afrikanë. Dëshmitarët që i kanë dëgjuar ata live janë të panumërt.

Janë firmëtarët e verbër që firmosnin çdo marrëzi të Boratit pavarësisht se çfarë ligji shkelte. Nëse dikush do të përmendë Beqen e koncesioneve dhe Lalin hajdut të bashkisë në burg, gabohet rëndë. Këta janë vetëm maja e ajsbergut dhe, mbi të gjitha, po akuzohen për çikërima. Fustanet e gruas së Lalit dhe fondet e drekave të Beqes janë pika uji në oqeanin e korrupsionit rilindës.

Janë hienat që kuisin në parlament, mitingje e studio televizive në mbrojtje të padrinos, apo sikundër quhet nga ish-bashkëpunëtori i vet më i afërt "kreu i organizatës kriminale".

Janë edhe brezi i ri i militantëve injorantë, kokëboshë e buzëfryrë, që i sheh sot të ulur në karriget më të rëndësishme të vendit, nga ulëset kuvendore, ministrore deri tek drejtoritë më të rëndësishme. Prej këtyre të fundit, sidomos ata që u futën në politikë nëpërmjet votave të blera nga krimi duhet të japin llogari pas asnjë mëdyshje 

Borati nuk duhet të ikë!

Të paktën jo në paqe dhe as në liri!

Për Boratin dhe boratët duhet të ngrihet një variant shqiptar i Gjyqit të Nurembergut!

Me qëllim që asnjë politikani, aventurieri, kodoshi, miellaxhiu, etj., pas tij të mos i shkojë më ndër mend të përdhunojë dhe zhvasë shqiptarët!

Nëse SPAK-u arriti deri tek të brendshmet e gruas së Lalit hajdut dhe tek faturat e restorantit të Beqes, gjykata e re duhet të shkojë tek tre krimet më të rënda të rivdekjes, vjedhjet një miliard dollarëshe në vit, krijimi i narkoshtetit dhe shpopullimi!

Që kriminelët të marrin ndëshkimin që meritojnë dhe shqiptarët të marrin shpagim!

Që një skotë e tillë e nëmur të mos rikthehet kurrë më...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco