Arian Galdini i shpall 'luftë' antropologut shqiptar: Do bëj opozitë, edhe në darkë...

Arian Galdini i shpall 'luftë' antropologut shqiptar: Do bëj opozitë, edhe në darkë...

13:18, 29/08/2017
A+ Aa A-

Arian Galdini ka hedhur një status në facebook, ku ironizon mënyrën se si bëhet opozitë në rrjetet sociale, jo thjesht nga individë të ndryshëm, por sidomos nga ajo zyrtarja.

Por pas këtij statusi ka pasur edhe reagime të ndryshme, madje edhe nga miq të ngushtë të Galdinit, të cilët po me gjuhë ironike kanë vazhduar shtjellimin e idesë, se si mund të bëhet edhe “më mirë” opozita. Antropologu dhe pedagogu Nebi Bardhoshi, propozon se strategjia më e mirë e opozitës, për të ardhur në pushtet do të ishte që ta lërë qeverinë Rama, që të lodhet nga pushteti dhe ta dorëzojë atë vetë!

Por Galdini nuk është dakord me mikun e tij dhe po në gjuhë ironike i thotë, se ai do të vazhdojë të bëjë opozitë me satuse në Facebook jo vetëm në mëngjes dhe në drekë, kur është duke pritur porosinë me peshk e fruta deti në zgarë…por madje edhe në darkë kur…

“Miq, kam vendosur ti shpall luftë Nebi Bardhoshit.
Sot ai krejt beftas më bëri disa komente ku synonte të dobësonte punën dhe shpresën time Opozitare.
Unë shkruaja se kam kohë në mëngjes dhe në drekë të bëj Opozitë, se jam me pushime, ai më shkruante se strategjia më e mirë e Opozitës është ta lërë Qeverinë të lodhet nga Pushteti.
Unë e pyesja, po sikur këta të lodhen pas 20 vjetësh?
Ai me përgjigjej se koha është Opozita më e mirë dhe më e sigurt.
Atëherë mua më lindi shpresa dhe fillova ta pëlqej atë që po më shkruante Nebi Bardhoshi, ndaj iu përgjigja: Shyqyr që jemi të rinj...
Ai u tregua i pamëshirshëm me mua!
Si antropolog që është mi vrau shpresat fare sepse më tha se: Prandaj është shpikur edhe Miti modern, i rinisë së përjetshme....

Nuk ia fal...
Nga inati i Nebi Bardhoshit, unë do sakrifikoj nga pushimet e mia dhe përveç Deklaratave Opozitare në facebook, që kisha vendosur të bëja në mëngjes dhe në drekë, do bëj edhe një deklaratë tjetër në facebook në darkë.
Ja kështu. Me 3 deklarata opozitare në facebook, blindohet Opozitarizmi.
Plas nga inati tani o Nebi Bardhoshi!”, shkruan Arian Galdini.

Por cili ishte statusi i Galdinit që ngjalli kaq shumë “reagime dhe debat”, për mënyrën se si opozita zyrtare bën opozitë?

“Mirëmëngjesi!
Po bëj edhe unë pak Opozitë me një deklaratë në facebook.
Jam me pushime. Nuk kam kohë të lëviz e të bëj gjëra të tjera.
Por ama deklaratën në facebook po e bëj.

Deklaratë për Shtyp

Mbi trupin tim do të duhet të kalojë Gramoz Ruçi që të bëhet Kryetar Kuvendi. Nuk do ta lejoj komunistin, vrasësin, drogaxhiun Gramoz Ruçi që të bëhet Kryetar Kuvendi. Do bëj namin. Do ta ndaloj.
Edhe këta ministrat e drogës, krimit dhe bllokut nuk do ti lejoj. Se këta maskarenjtë janë Rilindja e Bllokut...
Ah, të poshtërit... 
Ore meqë ra fjala, të dielën lindën këta? Apo kanë qenë këtu edhe të shtunen, edhe të premten e kaluar?! 
Nejse, unë betohem se këta drogaxhinj, kriminelë, do ti bëj shkrumb e hi.

Jam opozitar unë, jo shaka.

PS: Ju lutem, mereni seriozisht këtë deklaratë. E mos më thoni që nuk sakrifikova pushimet për të bërë këtë deklaratë kaq të rëndësishme dhe me vlera jetike opozitare.

Tani po iki të pij kafe me ca shokë, se pastaj do lahemi në det.

Po patët nevojë për mua që të bëj pak Opozite, më shkruani. Se andej nga dreka, kur të bëj porosinë, deri sa të na e sjellë kamarieri ato që kemi porositur, kam nja 15-20 min kohë për të bërë pak Opozitë me ndonjë deklaratë tjetër në facebook.
Ore, jemi që jemi, ç'më thoni, a të porosisë kocë të egër apo levrek sot. Frutat e detit i kam fiksim, të zgarës.
Nejse, poshtë qeveria e krimit dhe e drogës!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kuqo29/08/2017 17:32

Keshtu bene Nebi Zezoshet gjate diktatures, priten sa vdiq Enveri, pastaj sa u lodh Ramizi... Jane faqezinj te zgjuar xhinsi i tyre.

Shto koment

Denonco