FOTO/ Biznesmeni Neranxi padit Mero Bazen dhe Rudina Xhungën: Krimba që doni të na shisni ...

FOTO/ Biznesmeni Neranxi padit Mero Bazen dhe Rudina Xhungën: Krimba që doni të na shisni ...

14:17, 23/08/2017

Biznesmeni Nikollaq Neranxi njofton se do të padisë në gjykatë gazetarët Rudina Xhunga dhe Mero Baze, si dhe pedagogun e Universitetit të Tiranës, Rezart Lahi. Shkak për këtë vendim të Neranxit është bërë një status i publikuar nga Lahi, i cili pretendonte se në dyqanin ‘Neranxi’ në Durrës bajamet kishin krimba.

Ky postim është publikuar nga ‘Dritare’ dhe ‘Tema’, veprim që biznesmeni e konsideron si gjobëvënie. Ai paralajmëron padi për prishje imazhi ndaj tre personave të sipërpërmendur.

Reagimi i plotë i Nikollaq Neranxit:

Gjobëvënësit e mediave, krimbat që duan të na e shesin errësirën për dritë!

Nga Nikollaq Neranxi

Unë kam vijuar punen edhe në vitin e mbrapshtë 97 dhe i njoh shumë mirë gjobevënësit. Në fillim më dilnin me maska dhe duhej t’ju jepje patjetër para, përndryshe të vrisnin. Më vonë, filluan të miqësohen, hiqnin maskat dhe bënim dhe pak muhabet. Shpresonin shumë që rrumpalla në Shqipëri të zgjaste, sepse fitonin më shumë se unë që kisha biznes! Sot që kanë kaluar 20 vite, gjobëvënësit ka raste që i gjejmë në rradhët e gazetarëve. Rrjetet sociale dhe portalet iu kanë dhënë mundësinë që gjobevënien ta quajnë “denoncim”. Një rast i tillë më ndodhi dje, kur Rezart Lahi, i cili u bë personazh publik fillimisht si gazetar i Shijak Tv, kishte nxjerrë ca bajame me krimba në një tavolinë dhe thoshte që një shoku im i gjeti tek dyqanet “Neranxi”!!! Dritëshkurtër dhe dashakeqës, Rezarti i cili është edhe profesor, akoma nuk ka mësuar se profesionet e mashtrimit, shërbëtorit dhe gjobvënësit, nuk të çojnë larg.

Personalisht kam qenë gjithnjë i përgatitur për tu përballur me armiq, kundërshtarë e hajdutë të veshur me pushtet ose jo. E kam thënë dhe e përsëris, që vlera më e madhe që unë kam, është se jam njeri i lirë dhe i pa marrë peng nga askush dhe do mbroj deri ditën e fundit të jetës, çdo gjë që unë e kam bërë me djersë e mbi të gjitha, emrin dhe markën time. Kam qenë në vijë të parë teksa jam përballur me çdo lloj pushteti kur bëhej fjalë për cënim të interesave të gjithë shoqërisë, sepse kur dal kundër taksave të larta dhe gjobave, i shërbej të gjithë shoqërisë, edhe Rezartit. Kur dal kundër çmimit të lartë të energjisë apo ujit, i shërbej të gjithë shoqërisë, edhe Rezartit. Kur dal kundër grabitjes së pronave në bregdet nga mafia në pushtet, kjo i shërben të gjithë shoqërisë, edhe Rezartit. Në këmbim të këtij qëndrimi, kam patur mjaft probleme. Aq shumë kontrolle më bëjnë në kompani (shumica të pajustifikuara), me shpresën mos gjejnë ndonjë shkelje, sa më besoni nuk ngeli Rezarti nga facebooku të tregojë cilësinë e produkteve të “Neranxit”.

Në shërbim të pushtetit u vunë edhe disa gazetarë të njohur, duke më goditur mua apo emrin e biznesit tim. Natyrisht që njerëzit e zgjuar i kuptojnë qëllimet e tyre, por gjithsesi gjërat duhen thënë troç.

Psh, krimbat e Rezartit, i strehoi me shumë zell në portalin e saj Rudina Xhunga, duke përmendur emrin e kompanisë time. Rudina paska një problem të madh, qenka inatçore dhe hakmarrëse, pa i bërë asgjë të keqe, përkundrazi! Zhgënjyese për mua, sepse kisha shumë respekt! Kur hapi portalin e saj, kërkoi që ta ndihmoja duke vendosur reklamat e biznesit tim. Më tha që do të ishte zëri i së vërtetës në atë portal, sepse ishte pronë e saj, prandaj pranova. Por kur i kërkova të pasqyronte vjedhjen masive të pronave në bregdetin e jugut, nuk e bëri! Dhe unë nuk mund të bashkëpunoja me dikë që ose ka frikë, ose i shërben pushtetit dhe hoqa reklamat. Më erdhi keq, sepse kishte mundësi të ishte shqiponjë, jo të zgjidhte krimbat!

Të njëjtën gjë bëri Mero Baze! Nga zelli për t’i shërbyer Edi Ramës dhe Erion Velisë, një ditë hapi gazetën duke shkruar që unë i shërbej grekëve, kam pashaportë greke, këndoj hymnin grek dhe ca haluçinacione të tjera, vetëm sepse unë dhe bashkëqytetarët e mij, po luftojmë për pronat e trashëguara të cilat duan të na i grabisin. Nëse dikush e përdor kauzën tonë të pronave për qëllime të tjera, ky nuk është probemi im. Tani që unë e kam hedhur në gjyq për shpifje dhe cënim të nderit, madje tani që as pashaportë greke s’më gjeti dot, po ngushëllohet duke më luftuar me krimbat e Rezartit!!!

Për ta mbyllur, dua t’ju sqaroj se nuk e bëra këtë shkrim për tu qarë, unë jam luftarak, madje funksionoj më mirë kur më luftojnë. Por sinqerisht mendoj, si mund të kërkojmë të bëjmë përpara si shoqëri, kur i forti, tregtari i drogës, vrasësi, përdhunuesi, është burrë i mirë, madje është edhe pjesë e pushtetit, ndërsa njerëzit që punojnë me ndershmëri, paguajnë taksa, punësojnë njerëz, ngrejnë dhe zërin ndaj padrejtësive që i bëhet shoqërisë, luftohen jo vetëm nga pushteti, por edhe nga ata që kanë për mision të jenë përballë pushtetit, jo t’ju shërbejnë deri në neveri, siç po bëjnë këta që përmenda!?

Në këtë vend që shumicës i ka humbur shpresa dhe besimi, mua s’më ka humbur akoma. Të tre personazhet e këtij shkrimi, kanë nga një padi në Gjykatë për prishje të imazhit të Kompanisë “Neranxi”. Do përballem një për një me çdokënd që i ka hyrë sportit të rrezikshëm të gjobevënies, të cilët ashtu si hajdutët me maska të vitit 97, urojnë që kjo rrumpallë të vazhdojë pa fund. Por gabohen rëndë, këta tregtarë të rrezikshëm, nuk do mund të vazhdojnë gjatë të na e shesin errësirën për dritë dhe ky nuk është një kërcënim, por një premtim dhe detyrim që kemi, për të emancipuar shoqërinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp23/08/2017 16:20

Besoj qe pas gjyqtareve dhe prokuroreve ne optiken e SPAK dhe Byrose se Hetimit do jete edhe politikanet edhe media.Konflikti midis nje biznesmeni te sukseshmem dhe te perfshireve te tjere me "krimbat ne mes"eshte nje konflikt konceptual,moral,ligjor, i lirive e te drejtave kushtetuese te individit, politik dhe me gjre se kaq.Vidh dhe abuzo me fonde publike ,shentazho dhe perfito,kanabizo dhe perfito,shpik PPP-ra dhe diskrimino ish pronaret,

Kuqo23/08/2017 14:47

Bravo, Z. Neranxi ! Ndihem mire qe nje biznesmen i kalibrit tuaj tregon dinjitet dhe kulture te shkruari me lart se te gjithe sojsorollopet e gazetarise mafioze shqiptare. Uroj te ecni veç perpara, me guxim, me profesionalizem e me kulture.

Shto koment

Denonco