E PAPRECEDENTË/ Rama nxjerr jashtë nga konferenca e shtypit gazetaren e SYRI TV

13:30, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i qeverisë Edi Rama humbi kontrollin kur gazetarja e Syri TV i bëri një pyetje për të burgosurit për drita dhe ujë dhe mbrojtjen solide që rilindja i bëri Belinda Ballukut edhe pse SPAK kërkonte arrestimin e saj.

Duke u munduar të spërdridhte përgjigjen Rama shpresoj se do të fshihte të vërtetën që ka dalë sheshit dhe nuk nguroi që të akuzonte gazetaren e SYRI TV por edhe median që përfaqësonte me mashtrime dhe insinutata jo normale që dukeshin si prononcime prokurori.

Ndërkohë mësohet se Rama i ka deklaruar gazetares së Syrit se është e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat e Liderit Global.

Kjo është një ngajrje e paprecedentë në vendin tonë. Frika nga mediat e lira tregon afrimin e fundit të regjimit kleptokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco