‘Balluku nuk duhet të arrestohet’/ Rama urdhëron grupin parlamentar të PS që të bëjë grusht shteti

‘Balluku nuk duhet të arrestohet’/ Rama urdhëron grupin parlamentar të PS që të bëjë grusht shteti

10:44, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama urdhëroi grupin e tij parlamentar të bëjë një grusht të hapur shteti, duke mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut.

Ulsi Manja mori në mbrojtje Belinda Ballukun duke thënë se nuk do lejojnë arrestimin pasi nuk plotësohen kushtet.

Ai tha se po ashtu nuk ka prova se ajo ka intimiduar dëshmitarët dhe të pandehurit.

“Lidhur me nevojën për rëndimin e masës së sigurisë, Këshilli i Mandateve mori në konsideratë kuadrin ligjor për zëvendësimin e masës, kjo dispozitë kërkon ekzistencën e fakteve të reja. Tani, SPAK në relacion thotë janë shtuar edhe disa fakte e episode të reja, të cilat e shtojnë automatikisht dëmin hipotetik që ka pësuar shteti nga këto procedura. Në vlerësimin tonë, rëndimi i masës do të thoshte kalimi në paraburgim, kur kjo duhet të ishte masa e fundit. Ka një fakt që nuk ndryshon, vepra penale, ajo mbetet e njëjta. Pretendimi nuk përmbush kushtet. Paraburgimi, është masa e fundit, Nuk ka një vepër penale të re, është vetëm ajo e shkeljes së barazisë në tendera. Ngelet e njëjta vepër. Pretendimi për rëndimin e situatës, nuk ndryshon,” tha Manja.

“Mbi rrezikun e prishjes së provave: prokuroria përmend mundësinë e ndikimit përmes personave me influencë si dhe tentative presioni ndaj dëshmitarëve. Lidhur me këtë pretendim në kërkesën e SPAK, prokuroria i referohej faktit kur ishte ministre. Ky shkak tani ka rënë. Ndaj Ballukut nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë, direkte apo indirekte kur deputetja të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, u shpreh Manja.

Manja u ndal edhe te rreziku për intimidimin e dëshmitarëve nga Balluku, duke thënë se kjo akuzë nuk qëndron.

“Na u paraqit një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me dëshminë që njëra ka dhënë gjatë hetimit në SPAK. Ajo pretendon se ajo është intimiduar. Nuk rezulton as nga procesverbali, as nga deklarimet e kësaj shtetase që ajo të jetë intimiduar, nga deputetja jo e jo, por edhe kur thuhet nga kabineti, ai është nocion abstrakt. Hetimi penal nuk mund të zhvillohet mbi kabinetin. Por edhe pretendimi se kjo dëshmitare është intimiduar nga persona të fortë, ajo ka thënë se “unë i qëndroj dëshmisë sime”. Në të gjitha rastet, një provë e tillë do të duhet të plotësohet edhe me prova të tjera. Lidhur me dëshmitaren, ajo ka statusin e të pandehurës në këtë procedim dhe sipas Kodit Penal, thëniet e një të pandehure merren me rezervë. Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministres që mbante Balluku. Po të kishte prishje provash do kishte një akuzë të dytë për pengimin e drejtësisë”, tha Manja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco