Pas rrëzimit të padisë së kryeministrit Edi Rama dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Belinda Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre e Infrastrukturës.
Pasi u pengua për më shumë se 1 muaj zbatimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut nga detyrat e saj, sot Kushtetuesja dha dhe vendimin e saj.
Më herët, Gjykata së Posaçme me kërkesë të SPAK vendosi që të pezullojë nga detyra ministren pasi ndaj saj janë duke u zhvilluar hetime për ndërhyrje në të paktën 7 tendera të unazës së madhe të Tiranës dhe tunelit të Llogarasë.
Pas vendimit të Edi Ramës për të mos e pezulluar Belinda Ballukun dhe për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, SPAK i ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që ti hiqet imuniteti deputetes Belinda Balluku, aktualisht ministre e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministre e Shqipërisë.
Por edhe këtë akt, Edi Rama e pengoi duke mos mbledhur Këshillin e Mandateve dhe duke e shtyrë vendimin për këtë kërkesë, sipas tij, deri në një vendim të Kushtetueses, që erdhi mbrëmjen sotme.
Por për çfarë akuzohet deri më tani Belinda Balluku.
Bëhet fjalë për hetimin e tenderit të tunelit të Llogarasë me shumën prej 190 milionë eurosh.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, SPAK-u informon deputetët se kërkon autorizimin për arrestin e numrit dy të qeverisë, pasi dyshojnë se ajo ka manipuluar të paktën 7 procedura tenderuese. Këto dyshime i shtohen edhe akuzës, tashmë të ngritur ndaj Belinda Ballukut, për tenderin 180 milionë euro për Tunelin e Llogarasë.
Shumta e abuzimeve për të cilat akuzohet Belinda Balluku:
Tuneli i Llogarasë, 190 milionë euro
Vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i TiranĂ«s, Loti 1 dhe QMTâ
Fondi limit: 2.375.552.033 lekë të reja
Segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2
Fondi limit:2.485.599.781 lekë të reja
Segmenti rrugor Sheshi Shqiponja -Bulevardi i ri -Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
Fondi limit: 2.559.318.901 lekë të reja
Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4
Fondi limit: 2.096.958.794 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5
Fondi limit:1.939.309.894 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6
Fondi limit: 1.816.355.589 lekë të reja
Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7
Fondi limit: 2.353.597.373 lekë të reja
© SYRI.net