Kryeministri Edi Rama ju është kundërpërgjigjur, me sulme personale dhe kërcënime, shoqatave të gjyqtarëve, pasi ata shprehën shqetësimin për presionin publik nga ana e shefit të qeverisë, lidhur me kërkesen për rritjen e pagave. Gjatë një komunikimi live ne facebook, Rama paralajmëroi edhe shkrirjen e SPAK, duke e cilësuar si strukturë të përkohshme.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka thyer ccdo limit duke kaluar në sulme, personale ndaj gjyqtareve që kërkojnë rritje pagash. Shefi I qeverisë shpërtheu në sulme, ndaj shoqatave të gjyqtareve, duke ju kundërpërgjigjur me kërcënime dhe fyerje, letrës publike të gjyqtareve, pas debatit publik, për rritjen e pagave të tyre, ndersa gjykata kushtetuese ka marrë në shqyrtim këtë ccështje.
Kryeministri pretendoi se ka legjitimitetin të sulmojë gjyqtaret, pasi është pale në procesin që po zhvillohet në gjykatë kushtetuese.
Madje Rama ju përmendi edhe familjet, gjyqtareve që guxuan të dënojnë publikisht sulmet e tij.
Megjithëse u shpreh I kenaqur që prokuroria speciale nuk ka shfaqur pretendime për rritje page, në komunikimin live në fb, kryeministri dha sinjalin e parë për shkrirjen e SPAK, duke thënë se kjo është një strukturë e përkohshme.
Rama pretendoi se është I shqetësuar për paratë që do të merren nga buxheti I shtetit, në rast miratimi të rritjes së pagave të gjyqtareve, megjithëse nuk ka shfaqur asnjë shqetësim më herët, për 1.1 miliard euro, abuzime me tendera publike, që ka bërë, zevendësja e tij, Belinda Balluku, të cilën për të cilën kryeministri është investuar ta mbroje personalisht edhe në gjykate kushtetuese.
© SYRI.net