Berisha: Rama bëri grusht shteti në Kuvend, përgjigjen e merituar do e marrë nga qytetarët më 10 shkurt

Berisha: Rama bëri grusht shteti në Kuvend, përgjigjen e merituar do e marrë nga qytetarët më 10 shkurt

12:42, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot përpara mediave pas seancës së Kuvendit se kryeministri Edi Rama ka kryer një “grusht shteti” në parlament.

Berisha akuzoi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për shkelje të ligjit dhe kapje të pushtetit të drejtësisë, duke bllokuar prokurorinë dhe detyrimin kushtetues për ngritjen e akuzave ndaj personave që shkelin ligjin. Ai e cilësoi parlamentin si “mburojë të vjedhjeve dhe plaçkitjeve të papërmbajtura”.

“Me këtë akt të pashembullt, qytetarët dhe vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar,” tha Berisha, duke ftuar shqiptarët që më 10 shkurt të shndërrojnë këtë datë në një moment vendimtar për lirinë dhe përmbysjen e regjimit aktual.

FJALA E BERISHËS:

Parlamenti është transformuar në një mburojë, në një parzmore të vjedhjeve të papërmbajtura, të plaçkitjes së papërmbajtur të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që kryeson Edi Rama.

Sot, parlamenti përsëri mblidhet, diskuton gjithçka vetëm e vetëm që të shurdhojë, vetëm e vetëm që të mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit, Edi Rama nëpërmjet tij, duke marrë pushtetin e drejtësisë, duke bllokuar prokurorinë dhe të drejtën kushtetuese, detyrimin e saj kushtetues për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin.

Me këtë akt të pashembullt në historinë e vendit, dëshmon se jemi në kushte në të cilat qytetarët dhe vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar.

Është sot koha më shumë se kurrë 10 shkurti të shndërrohet në ditën e viganit, në ditën e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi të urryer që nuk ndjek asnjë ligj, parim dhe as Kushtetutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco