Për të rrëzuar një dikaturë mënyrë e vetme është revolta dhe vetëm revolta, tha kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën për media duke riftuar qytetarët në protestën tjetër që do të mbahet më 10 shkurt. Kryedemokrati theksoi se zemërimi i sovranit do të largojë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama dhe “diktaturë autokratike”.
Në një deklaratë publike, Berisha tha se qeveria po vepron jashtë ligjit, Kushtetutës dhe çdo norme morale, ndërsa sipas tij vendi është kthyer në një regjim të drogës, krimit dhe grabitjes së pasurive të qytetarëve.
Duke iu drejtuar sovranit, lideri i opozitës theksoi se vetëm reagimi masiv i qytetarëve mund t’i japë fund këtij sistemi dhe hapi një tjetër thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën që pritet të mbahet në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.
Deklarata e Berishës
Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, Kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.
Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
© SYRI.net