Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar në emisionin ‘Opinion’ se, opozita ka votuar në parim marrëveshjen me SHBA për ‘Bordin e Paqes’, por nuk e ka votuar emrin e Edi Ramës.
Gjatë debatit me të ftuarit në studio, Berisha ka sqaruar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me nismat e SHBA-së.
‘U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, ka qenë porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie.
Ne votuam marrëveshjen në parim.
Por kur u bë votimi nen për nen, ne nuk e votuam Edi Ramën.
Ne dokumentin e votuam në parim, jo nen për nen. I thamë Edi Ramës, ti nxin, ti turpëron. Ishte ulur pranë Lubisë (referuar ministres Belinda Balluku), i thamë që ajo do të të marrë me vete ty.
Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë, paçka se Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesën. Ftesa u dërgohet vendeve’, tha kryedemokrati Sali Berisha gjatë intervistës në ‘Opinion’.
© SYRI.net