Kryeministri Edi Rama ka vijuar show-n me ftesën e Presidentit të SHBA Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ndërsa i ka kthyer konfirmimin e gatishmërisë se Shqipëria e mbështet këtë Bord, Kryeministri Edi Rama ende nuk ka një agjendë për të udhëtuar në Davos ku pritet të bëhet edhe mbledhja e parë e Bordit të Paqes.
Syri tv
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh, po përpiqet të shesë ftesën që Presidenti Donald Trump u ka bërë shteteve anëtare të OKB-së për krijimin e një Bordi Paqeje për Gazën si vlerësim personal. Në kuadër të kësaj propaganda kryeministri Edi Rama ka shpërndarë për mediat dhe përgjigjen dërguar Presidenti të SHBA-ve se Shqipëria pranon që të jetë pjesë e këtij organizimi të ri ndërkombëtar të iniciuar nga Donald Trump.
Ndëra Edi Rama në Shqipëri tenton të marr rolin e protagonistit, se Presidenti Amerikan është kujdesur personalisht për ta ftuar atë, duket se detajet që vijnë nga SHBA, dhe jo vetëm tregojnë se ftesa drejtuar shtetit shqiptar, nuk lidhet personalisht me Edi Ramën, aq sa nuk mund të cilësohet vlerësim i Trump për Edi Ramën, Vladimir Putin apo edhe për Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, që kishin marrë pot ë njëjtën ftesë.
Por jo vetëm kaq, përpara shpërndarjes së ftesave për pjesën më të madhe të shteteve të OKB-së, Presidenti Donald Trump dhe administrate amerikane kishin përgatitur që në Samitin e Davos të mblidhej për herë të parë Bordi i Paqes, ku pritet të marrin pjesë iniciatorët dhe anëtarët e parë të këtij Bordi. Nga të dhënat publike të shpërndara për këtë mbledhje në Davos, por edhe burime pranë kryeministrisë kanë konfirmuar se kryeministrit shqiptar nuk ka të planifikuar dhe nuk ka në agjendën e tij deri më tani një udhëtim drejt Davosit. Ndërsa mbledhja e parë e Bordit të Paqes është njoftuar edhe publikisht prej dy ditësh, Syri Tv pyeti zyrtarisht Këshillin e Ministrave nëse kryeministri shqiptar do të ishte në këtë mbledhje, por deri në këto moment nuk ka një përgjigje zyrtare. Mbetet për tu parë në ditët në vijim, nëse edhe kryeministri shqiptar do të jetë pjesë e punimeve, siç shumë shtete të tjera anëtarë të OKB-së kanë pranuar ftesën e Presidentit Donald Trump. Por fakt është që ftesa e Presidentit të SHBA-ve për liderët e dhjetëra vendeve nuk është vlerësim personal, por konfirmim angazhimi të këtyre shteteve për organizatën e re ndërkombëtare, që ka hasur në jo pak kundërshtime nga liderët e Evropës. Angazhim për të cilin Këshilli i Ministrave pritet që në orët në vijim të kërkojë edhe votimin në parlament, proceduar kjo që fakton se ftesa nuk bëhet për Edi Ramën por për shtetin shqiptar, si pjesëmarrëse në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare si OKB apo NATO.
© SYRI.net