FOTOLAJM/ Na ishte dikur një Mustafa Nano, që pozonte i lumtur përkrah Sali Berishës!

FOTOLAJM/ Na ishte dikur një Mustafa Nano, që pozonte i lumtur përkrah Sali Berishës!

14:49, 09/08/2017
A+ Aa A-

Mustafa Nano është një nga analistët më të njohur në vend, pavarësisht se kohët e fundit në fakt ai është shndërruar në “historian i lirë” dhe është kapur pikërisht pas diamantit të historisë shqiptare, Gjergj Kastriotit. Aktualisht duke hedhur teza për gjakun shqiptar të përzier me atë serb  të Skënderbeut, Nano po shet mirë famë dhe libra.

 Por emrin “e madh” Mustafa Nano e ka marrë shumë kohë më parë, që në vitin 1997, kur Koço Kokëdhima e pajtoi si analist në gazetën Shekulli, ku “ju qep” me shkrime Sali Berishës më së shumti.

Por edhe përpara kësaj ka një kohë tjetër, që e sjell kjo fotografi që po botojmë sot; Mustafa Nano ka qenë mjaft afër Sali Berishës në fillim të viteve 90-të, kur ishte një nga themeluesit e degës së PD-së në Skrapar dhe më pas kur erdhën në pushtet, u katapultua diplomat, duke shërbyer në Beograd.

Muçi siç e njohin të gjithë në rrethet gazetareske, edhe vetë e pranon në rrethe të ngushta se ja ka për borxh Berishës karrierën e tij të shkëlqyer në Tiranë, veçanërisht për atë pjesë dhe kohë kur harxhoi mijëra faqe gazetash, duke e sulmuar dhe denigruar.

Kjo është jeta; ka qenë një kohë kur Mustafa Nano hante bukë në gazetari duke sharë Berishën, por ka qenë edhe një kohë tjetër, kur ai pozonte i lumtur përkrah tij...

Syri.net 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EC09/08/2017 16:31

Kjo s'është gjë hiç. Më 3 nëntor 1995, Mustafa Nanoja shkruante në gazetën "Rilindja Demokratike" shkrimin që vijon: Revanshi i kuq kërcënon Nga Mustafa Nano Oponenca kriminale përcillet në Europë Të rreshtuarit në fronin anti PD nuk mjaftohen duke sulmuar shtetin, pushtetin presidentin e tyre në Shqipëri, por në mënyrë korale po këndojnë avazin e tyre në veshët e Europës, po sulmojnë metropolet e huaja për të vjellë përpara personaliteteve, shoqatave, organizmave dhe institucioneve perëndimore mospajtimin e tyre me atë që po ndodh në Shqipëri. Kjo është jo vetëm e turpshme për ta; të cilët megjithatë nuk bëhen merak që lënë koqen e namit duke u qurravitur, duke kapur prej xhakete politikanë me seli në Bruksel, Strasburg e gjetkë, duke dërguar letra e fakse të mbushura me vrer në PD. Kjo është e turpshme edhe për ne të tjerët, tek shohim tentativat e përfaqësuesve tanë politikë për t’u bërë gazi i botës. Ndodh një arrestim, një ndjekje penale, një operacion çfarëdo i shtetit, një shkarkim gjykatësi dhe rezistenca e hazërtë e opozitës përcillet menjëherë në Europë nëpërmjet kasnecëve të kualifikuar tashmë. Qarjet e ankimet e shefave të opozitës shqiptare nëpër Europë të cilat jam i sigurt që priten me xhentilesë e qeshje nën buzë, dëshmojnë pozitën e mjerë e të pështirë, në të cilën e vendosin veten, duke kompromentuar kështu jo vetëm seriozitetin e kulturën e tyre politike, por edhe gjithë racën e politikanëve shqiptarë. Përrallat me diktatorë e me neodiktatorë të rinj, janë të thurura tepër trashë për të qenë të besueshme, jo vetëm atje ku rrëfehen, por edhe në shtëpinë e Hysni Milloshit apo në qelinë e Fatos Nanos. Dhe kjo, qoftë edhe për një arsye që ia bën “mu” përpara syve të plasur të Dokles, Gjinushit, etj. Zhvillimet shqiptare përfundimisht nuk mund t’i përvidhen kursit historik të instalimit të demokracisë në vendet e Europës Lindore. Demokracia shqiptare nuk mund të dalë më jashtë kontekstit të familjes evropiane, anëtarë të së cilës tashmë jemi e do të mbetemi, duke shënuar kështu një arritje lapidare të PD-së, përmasat e së cilës rivalizojnë me të gjitha kulmet e historisë sonë mijëra vjeçare. Kështu që përrallat e neodiktaturave në Shqipëri janë sajime mendjesh fantaste, të cilët paaftësinë e kompensojnë me rendjen pas bujës false, pas shpifjeve, pas sharjeve, pas oponencës kriminale, ndaj zhvillimeve të reja politike. PD-ja po qeveris me kurajë e realizëm Shteti i ndërtuar prej demokratëve ka nevojë për një opozitë të fuqishme, e jo vetëm politike, sepse duke qenë i ri, pa përvojë, i ngritur mbi gërmadha që ende kundërmojnë qelb komunist, mund të gabojë. Por duke lënë mënjanë këto devijime nga shteti i së drejtës, gjithsesi objektisht prezente, shqiptarët që të gjithë duhet të mësojnë njëherë e mirë se çfarë është ndërtuar, bën pjesë në koshiencën e përgjegjësinë tonë, në moralin e kulturën tonë, në konstitucionin tonë shpirtëror e intelektual. Ish-komunistët duke u mësuar ta shihnin Shqipërinë si plaçkë të tyren, të grabitur dhunshëm prej demokratëve të qeverisur padrejtësisht antikomuniste. Këtu e ka burimin egërsia, përpjekjet për revansh, anatemimi i demokratëve, i Ballit Kombëtar, i Legalitetit, i ish të persekutuarve. Nuk kemi të bëjmë as me anatema të rastit, as me anatema të pjesshme. Urrejtja e tyre nuk kursen asnjë jokomunist, ajo është adresuar en bloc. Vini re si skuqin e nxijnë frazat e Dritëro Agollit kur flitet për Ballin Kombëtar, për ish të persekutuarit, për figura shqiptarësh të shquar që i bëjnë nder historisë kombëtare por ja që “për dreq” janë antikomuniste. D. Agolli e të tjerë sikur t’u ketë ngecur ora në 8 nëntor ’41, vazhdojnë me logjikën e anulimit e të përdhosjes së vlerave kombëtare këtë gjë e bëjnë me të njëjtën arrogancë, me të njëjtin vrer, me të njëjtin frymëzim antishqiptar, dëshpërimisht antishqiptar. Ish-komunistët nuk duan e nuk mund të kuptojnë se Shqipëria më në fund është në duar të sigurta shqiptarësh. Ne po ndërtojmë, po projektojmë rilindjen e madhe, të bazuar përfundimisht me vullnete të lira shqiptarësh. Ne demokratëve antikomunistë na ra barra të përgatisim Shqipërinë e nesërme, e cila nuk do të jetë vetëm e jona, por mrekullisht e të gjithëve. Ne po konstruktojmë, po ecim përpara pa u fshehur asgjë shqiptarëve. Ndërkohë të ashtuquajturat “shmangie nga demokracia e vërtetë”, të amplifikuar aq tepër nga opozita, nuk përbëjnë ndonjë zbulim të shekullit. Përkundrazi, zhurma e bërë rreth tyre, oponenca e pamëshirë ndaj shtetit të ri, janë leksione të përgatitur ne laboratorët e krimit komunist. Për të qeverisur kemi një autorizim të popullit shqiptar, i cili më 22 mars ’92 me një mbështetje impresiononte në votime na tha: Qeverisni! Nxirreni Shqipërinë në rrugë të madhe e mos dëgjoni zërin e çjerrë të kukuvajkave komuniste. Alternativa e PS-së është mbrojtja e krimit të djeshëm Alternativa e vetme e tyre mbetet mbrojtja e krimit të djeshëm. Arkivi njerëzor i krimit e i fanatizmit brenda PS-së në momente të caktuara mund të determinojë ecurinë e demokracisë, sepse politikisht janë një herë e mirë të fiksuar. Janë këta që kërcënojnë në ’96 me revanshin e kuq. Kanë qenë këta që nuk kanë pushuar tentativat për t’iu imponuar pushtetit të PD-së prej gati 4 vjetësh. Përballë tyre PD-ja po qeveris me kurajë e me realizëm. Opozita sheh në pushtetin e PD-së vetëm zi. Politika e opozitës është sëmurur nga ipokondria. Ajo ushqehet çdo ditë me mllef e urrejtje të vjedhur nga mitingjet që organizojnë në provinca dhe është pikërisht këtu, kur ata mbushin depozitat urinare të tyre me histeri pleqsh të rrjedhur e fanatizëm të rinjsh injorantë, me klithma dashakeqe handicapped – nevrasteni psikopatësh të provincës, e pasi kthehen që andej, fillojnë e pshurrin nëpër faqet e “Koha jonë”, nëpër faqet e asaj gazete ku gjejmë vetëm mrekullisht brenda një komforti sui generis H. Lleshi e E. Rama, R. Alia e F. Çupi, K. Blushi e L, Bobrati. Të gjithë këta e të tjerë të mbledhur së bashku për të bërë orgjinë e shekullit në Shqipëri pas së cilës do të pjellin paqe e tolerancë, mirëkuptim, demokraci surrealiste, të paparë deri më sot, ku Rama e Çupi do të pinë kafe me H. Lleshin, do të bëjnë pak politikë, do të flasin për votën e ’96, të cilën për të mos e çuar dëm, do ta hedhin – e kanë mendjen top për PS-në e pas kësaj do të shkojnë të marrin pjesë në banket, ku do të jenë të ftuar të gjithë “njerëzit e djeshëm” e nën erën e djersës e të gëlbazave të pleqve të PS-së. Nuk duhen lënë, nuk do të kenë fat të ngrenë dolli për fitore të tyre. Mbyllje PS-ja po përjeton krizën më të thellë të saj, të cilën nuk e shoh vetëm të fqinjërimi me komunizmin, tek ekipi drejtues, tek mungesa e alternativave etj, por edhe braktisjet e parlamentit, pompimi i figurave boshe, fushatat për herë të 7-të, humbja e toruas, gogoli i antikomunizmit në pushtet, shpallja e sondazheve fiktive, pandehmat e sajesat haluçinante për manipulime potenciale në zgjedhjet e ardhshme, për dollarë që do të hidhen nga PD-ja për terrorin fizik që do të ushtrohet ndaj zgjedhësve, kërkesat për “një pakt për paqe parazgjedhore”, goditjet që po i bëjnë njëri-tjetrit me akuza absurde, të gjitha këto e të tjera, të sjellin para syve një PS të dërrmuar, të rraskapitur, që përpiqet të gjejë shpëtimin me alternativën antiPD. Kompleksi anti PD i PS-së ka të bëjë me kompleksin e urrejtjes për demokracinë dhe si i tillë, ka moshën e PP-së. Kompleksi i urrejtjes ndaj antikomunizmit, i kultivuar e konservuar për 50 vjet prej ish komunistëve shqiptarë, është transferuar besnikërisht pa asnjë firo në trutë e Nanos e Co, dhe është pikërisht ky kompleks që përbën pjesën e luanit në kulturën e tyre politike.

Cfar anal-isti ?09/08/2017 15:30

ky plehra....po te martohet me mero bazen, del naim cili )))

selim rroshi09/08/2017 15:02

Qe u fry si bretkosa perralles duke i sherbyer poltikaneve te pjerdhur te tranzicionit. Dhe me ne fund plasi se kujtoi se kapi majat e dijes dhe duke u bere ne fund qesharak e i degraduar e i shfryre. Nje boje kane te gjithe analistet e tranzicionit si cingie te qe i kendojne shtremberimeve te medha te demokracise vjedhjeve dhe korrupsionit duke ja servirur publikut si gjera normale.

Shto koment

Denonco