Shqipëria në emergjencë nga përmbytjet, Rama tallet duke postuar maja malesh me dëborë në Facebook

11:36, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga përmbytje masive dhe qytete të tëra si Durrësi, Lezha dhe Shkodra ndodhen nën ujë, si pasojë e keqqeverisjes shumëvjeçare, dështimit të investimeve dhe shkatërrimit të sistemit kullues, kryeministri Edi Rama zgjedh të tallet me situatën duke postuar video nga mali i Llogarasë i mbuluar nga dëbora.

Qindra biznese dhe familje janë lënë në mëshirë të fatit, me banesa dhe aktivitete ekonomike të përmbytura, ndërsa shteti mungon. Hidrovorët nuk funksionojnë, kanalet kulluese janë të bllokuara dhe ndërhyrjet kanë qenë ose fasadë, ose thjesht propagandë.

Sa herë bie shi, përmbytjet kthehen në një katastrofë të paralajmëruar, ndërsa përgjegjësit heshtin. Në vend të reagimit emergjent, ndihmës për qytetarët dhe marrjes së përgjegjësisë, kreu i qeverisë preferon postime për imazh në rrjetet sociale, të shkëputura totalisht nga realiteti i dhimbshëm që po përjetojnë mijëra familje shqiptare.

Shkaqet janë të qarta dhe të përsëritura: mungesë totale vizioni, abuzim me fondet publike dhe neglizhencë kriminale ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco