Kur Rama e quante Trump kërcënim për Amerikën dhe mesazhi i fortë i Rubio: Kush bën lojëra me presidentin tonë do të…

Kur Rama e quante Trump kërcënim për Amerikën dhe mesazhi i fortë i Rubio: Kush bën lojëra me presidentin tonë do të…

16:08, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama është nga të paktët liderë të kontinentit europian që nuk ka reaguar pas arrestimit që forcat speciale amerikane, me urdhër të presidentit Trump, i bënë Nikolas Maduros, të cilin e akuzojnë për narko-terrorizëm, asgjësim të demokracisë dhe persekutim të kundërshtarëve politikë.

Por, pak kohë më parë, në cilësinë e kryeministrit, Edi Rama do të bëhej gjithashtu lideri i parë i kontinentit që sulmonte Donald Trump si kandidat për presidentin e 46-të të SHBA-së, në garë me Joe Biden.

Rama përdori një gjuhë aspak diplomatike dhe sulmuese ndaj presidentit Trump, për të cilin thoshte: “Mos e dhashtë Zoti që të fitojë zgjedhjet”.

Këto deklarata Rama i bënte në cilësinë e të qenit një kukull e armikut më të madh të Trump në SHBA, George Soros.
Sulmin dhe përçmimin ndaj presidentit Trump, Rama e përsëriti edhe me një tallje ndaj tij pak muaj më parë, në një samit ndërkombëtar, në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Por një mesazh i qartë dhe i prerë u është dërguar liderëve botërorë që tentojnë të “luajnë lojëra” me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Trump, në ditën e arrestimit të Maduros, nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili theksoi në konferencë për shtyp se presidenti aktual amerikan është një njeri i veprimit që nuk toleron sfida.

Marco Rubio e theksoi paralajmërimin gjatë konferencës për shtyp të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku u përdor rasti i Nikolas Maduros së Venezuelës si shembull kryesor i pasojave që vijnë nga refuzimi i rrugëve paqësore.

Rubio e përshkroi presidentin Trump si një lider që, kur thotë se do të bëjë diçka, e merr seriozisht dhe vepron.
Ky nuk është një person që vetëm flet, dërgon letra dhe mban konferenca për shtyp. Kur ai thotë se do të bëjë diçka, e ka seriozisht”, theksoi Rubio, duke shtuar se çdo kërcënim ndaj sigurisë kombëtare amerikane do të adresohet pa hezitim.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)


 

Deklarata e Marco Rubios:

Po dua të sqaroj një gjë. Nikolas Maduro ka pasur shumë mundësi për ta shmangur këtë. Janë dhënë shumë shanse, shumë oferta bujare, por ai vendosi të bënte lojëra dhe e mori përgjigjen sot. Mesazhi është i qartë.
Sot ka shumë persona në botë që duan të bëjnë lojëra. Janë ata që duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendet e tyre, ata që dërgojnë bandat e tyre në vendin tonë. Janë persona që mendojnë se nuk do t’u ndodhë gjë.
Shpresoj që tani ta kuptojnë se kemi një president, të 47-in e SHBA-së, i cili nuk bën lojëra. Kur thotë se do të bëjë diçka, e ka seriozisht dhe vepron.
Unë e kam parë këtë proces për 14–15 vjet. Të gjithë thonë ‘do ta bëjmë këtë’ apo ‘do ta bëjmë atë’, por ky është një president i veprimit.
Ky përbënte kërcënim për sigurinë tonë kombëtare dhe presidenti ynë e adresoi këtë. Ai është një president i paqes. Maduro kishte shumë oferta. Mund të jetonte diku tjetër, shumë i lumtur, por donte të bënte të fortin me ne. Tani do të përballet me shumë më tepër problematika. Mesazhi për botën është i qartë: presidenti ynë dëshiron të jetë miqësor me të gjithë, por mos bëni lojëra
.”

Çfarë thoshte Edi Rama për Donald Trump disa vite më parë:

Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president. Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe, pa dyshim, është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Do të ishte një president që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, ka thënë Rama.

Këto deklarata Rama i dha në një intervistë për mikun e tij, gazetarin Baton Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco