Në qytetin e Vlorës, mijëra qytetarë janë mbledhur sot për të kremtuar së bashku Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin. Atmosfera është festive dhe e ngrohtë, ndërsa familje, të rinj dhe të moshuar janë bashkuar për të marrë pjesë në aktivitetet dhe manifestimet kushtuar kësaj date historike.
Sheshi kryesor i qytetit është mbushur me njerëz që vijnë nga të gjitha lagjet e Vlorës, por edhe nga qytete e fshatra përreth, duke treguar lidhjen e fortë dhe krenarinë për këtë ditë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Festa e flamurit ka bërë bashkë liderët më të lartë të shtetit shqiptar, por dhe të Kosovës. Presidenti Barjam Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryebashkiakja Brunilda Mersini kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Në sheshin Flamur, në shenjë nderimi, janë vendosur kurora me lule, ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit janë përkulur para memorialit, ndërsa sot shënon 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pasi është luajtur himni kombëtar, të gjithë të pranishmit kanë ecur përgjatë tapetit të kuq. Në mes të turmës ka edhe flamuj kombëtarë dhe simbole patriotike, ndërsa qytetarët shprehin gëzimin dhe respektin për ngjarjet që çuan në pavarësinë e vendit tonë.
Festimet pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës me ceremoni zyrtare, koncert dhe aktivitete kulturore që nderojnë trashëgiminë shqiptare.
© SYRI.net