Trump flet për rrezikun numër 1 të sigurisë në SHBA/ Kur Rama i priste afganët me Yuri Kim për të marrë lëvdata nga Blinken

Trump flet për rrezikun numër 1 të sigurisë në SHBA/ Kur Rama i priste afganët me Yuri Kim për të marrë lëvdata nga Blinken

11:25, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të pezullojnë çdo kërkesë për emigrim nga shtetasit afganë.

Vendimi vjen pasi një shtetas afgan qëlloi mbi dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington, duke i plagosur rëndë.

I dyshuari kishte mbërritur në SHBA në shtator të vitit 2021, pas tërheqjes katastrofike të administratës Biden nga Afganistani.

Duke komentuar sulmin e rëndë, presidenti Donald Trump tha se kjo vërteton se politikat e buta të emigracionit janë ‘kërcënimi më i madh i sigurisë kombëtare me të cilin përballet kombi ynë’.

“Asnjë vend nuk mund të tolerojë një rrezik të tillë për vetë mbijetesën tonë”, tha ai.

Kujtojmë se para disa muajsh, administrata e Trump refuzoi që të presë në SHBA mijëra shtetas afganë që janë strehuar në Shqipëri.

Mbi 3200 afganë ndodhen në vendin tonë, pasi Edi Rama doli vullnetar për t’i marrë ata pas tërheqjes katastrofike.

Ky nuk ishte një gjest bamirësie nga ana e Ramës, por një veprim me qëllime të forta politike.

Sekretari i Shtetit në atë kohë, Antony Blinken e lavdëroi Ramën publikisht dhe e falënderoi përmes një telefonate.

Më vonë, Rama mori edhe një medalje nga Hillary Clinton për këtë veprim.

Kurse ish-ambasadorja amerikane, Yuri Kim, doli natën vonë bashkë me Ramën për të pritur refugjatët afganë.

Gjatë pritjes, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Yuri Kim rrëmbeu telefonin e avionit dhe u uroi mirëseardhjen afganëve.

Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që Edi Rama ka vazhduar të përdorë çështjen e emigrantëve si mënyrë për të fituar legjitimitet dhe mbështetje ndërkombëtare.

Një gjë të tillë ai e bëri edhe me rastin e qendrave të refugjatëve në Shëngjin. Nuk është çudi që pikërisht në Shëngjin janë edhe afganët që nuk dihet se çfarë fati do kenë.

Ndërkohë, për paratë e shpenzuara për ta nuk është folur deri më tani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco