Tre vite më parë, kryeministri Rama i cilësonte shpifje, artikujt e mediave meksikane për lidhjet e vëllezërve Hysa me kartelin e drogës Sinaloa. Në një konferencë me gazetarët Rama justifikonte edhe takimin e tij me Luftar Hysën, ndërsa akuzonte mediat meksikane se hedhin baltë mbi njerzit e pafajshëm.
Ndiqni materialin e përgatitur nga Syri TV, 3 vite më parë.
Gjatë konferencës së sotme për media Kryeministri Rama është munduar të justifikojë edhe takimin e tij me vëllezërit Hysa për të cilët mediat meksikane shkruajnë se kanë lidhje me kartelin e drogës Sinaloa. Sipas mediave të huaja paratë e Sinaloas pastrohen në Shqipëri duke investuar në bregdet. Ndërkohë që kryeministri shqiptar i cilëson si shpifje artikujt e mediave të huaja.
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me artikullin e madias meksikane cila shkruan se kartili famëkeq Sinalo paston paratë e drogës në shqipëri perms vellezerve Hysa. Nderkohe ne mediat shqiptare jane publikuar edhe foto ku personat e akuzuar sit e lidhur me kartelin Sinaloa janë pritur në kryeministri dhe kanë zhvilluar takime edhe me vetë kryeministri Edi Rama. Por kryeministri shqiptar deklaroi para gazetarëve se mediat meksikane hedhin baltë mbi njerëz të pafajshëm.
Por duket se për të përgënjeshtruar faktet e dhëna nga media meksikane se karteli i Sanloas pastron para në Shqiperi, fal bashkëpunimit me vëllezërit Hysa, një prej të cilëve është fotografuar teksa hynë në kryeministri, kryeministri Edi Rama ka përdorur një mashtrim duke përllogaritur GJDP e Gjermanisë me pasurinë e kartelit të drogës.
GDP e Gjermanisë është një per dhënë publike dhe përllogaritet në 3.806 trilion dollarë, ndërsa sipas Blomberg pasuria e kartelit El Mayos, shefi i kartelit të Sinaloas mendohet te jetë 3 miliardë dollarë, pra shumë herë më e vogël nga sa përpiqet Rama te tregojë.
Megjithatë justifikimet e kryeministrit tashmë janë standarde, pasi Edi Rama ka justifikuar edhe persona të tjerë të cilët sot janë të dënuar dhe vuajn dënimet në burgje.
© SYRI.net