Kryeministri Edi Rama vazhdon të përdorë çdo skenë ndërkombëtare për të bërë shoë personal dhe batuta bajate, po jo të paqëllimta ndaj presidentit Trump, në vend që të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, Rama është vënë në shërbim të agjendës së Sorosit për të denigruar presidentin e SHBA-ve.
Këtë herë, shefi i qeverisë është paraqitur në Forumin e Paqes në Paris, një aktivitet që mbështetet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe ku ndikimi i George Sorosit është mëse i dukshëm.
Në vend që të fliste për çështje serioze të rajonit, Rama ka zgjedhur të vazhdojë me ironitë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke treguar edhe një herë se nuk i mungon dëshira për t’u dukur në qendër të vëmendjes, edhe në kurriz të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij, pas një lapsusi të moderatorit që ngatërroi Azerbajxhanin me Armeninë, Rama u përgjigj me batutë:
“E kishit fjalën për Azerbajxhan–Shqipëri, se përndryshe do të zemërosh presidentin tënd. Jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli.”
Një tjetër sulm i koduar ndaj Donald Trump, por kësaj here në një forum që mban vulën e Sorosit — simbol i globalizmit dhe kundërshtar i hapur i presidentit amerikan.
Rama, i cili shpesh kritikohet për lidhjet e tij me fondacione të majta ndërkombëtare, duket se ka zgjedhur ta përdorë edhe këtë platformë për lojën e tij të zakonshme politike, duke shtuar talljet e tij bajate.
© SYRI.net