VIDEO-Humori me kripë i Duçes’/ Rama tallet me Trump, Buzhala: Shaka e dobët. Shkullaku: Idiot

21:28, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetarët Berat Buzhala dhe Armand Shkullaku komentuan episodin e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi ndërkombëtar bëri një humor skandaloz me deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump se, ka ndaluar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

Berat Buzhala tha se gjesti i Ramës nuk ishte i qëlluar dhe se tentoi të përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron në një situatë të pakëndshme.

'Në presidencen e Trump të parë, ka qenë një skenë mes Emannuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe kryeministri Britanik, Boris Johnson, dhe zihen duke u zënë për Trump. Dhe kam një përshtypje se Macron sot i kujtohet ai episod dhe ishte i sikletshëm.

Nëse ti do të godasësh Trump, kishte shumë gjëra për ta goditur.

Imponimi tek Macron, i cili është në telashet e veta dhe nuk do të humb Trump, dhe nuk do të bëhet pjesë e një humori që nuk ishte humor, me Azerbaxhianin dhe Albaninë.

Nuk e di pse e bëri Rama, kjo ishte një gjë që ai e dinte se po fokusoheshin kamerat dhe donte të përfshinte dhe Macron që të merrte vëmendjen.

Vëmendja merret me disa mënyra. Rama po ja kërkon vëmendjen Donald Trumpit qoftë edhe në këtë mënyrë.'

Ndërsa Armand Shkullaku u shpreh se sjellja e kryeministrit ishte e papërshtatshme dhe tregoi mungesë serioziteti, ndërsa i vinte keq se kryeministri i tij bënte si idiot.

'Është ajo që kemi thënë vazhdimisht, që nevoja e dëshpëruar e Ramës për vëmendje, vend e pavend. U ndjeva keq, pata një siklet të brendshëm dhe të jesh gazetar të rastisë aty dhe nuk pozitë më të vështirë që të shohësh kryeministrin e vendit tënd që bën si idiot.

Bën një batutë për një lapsus. E kuptoj po të ishte një koncept, por ishte një lapsus.', tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco