VIDEO/ Flotilja e ndihmës drejt Gazës, Brahja: Bllokada po shkakton tragjedi humanitare, Izraeli nuk pranon ndërhyrje

20:39, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe specialisti i çështjeve ndërkombëtare, Dr. Sokol Brahja, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, tha se situata në Gaza mbetet dramatike.

Sipas tij, pavarësisht deklarimeve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se procedurat do të vijonin normalisht dhe se shtetrrethimi do të zbatohej vetëm ndaj atyre që tentojnë ta thyejnë, realiteti është krejt tjetër.

Ai theksoi se bllokada duhet të çahet me patjetër, ndërsa raportimet më të plota priten ditën e nesërme pas përfundimit të festës zyrtare në Izrael.

‘Deri më tani asnjë ndihmë nuk po shkon. Pavarësisht se në Izrael sot është festë zyrtare, nesër do ti shohim më gjerë të gjitha lajmet që do të raportohen nga atje.

Në fakt, këto arrestime në prononcimet e bëra nga Netanjahu, kanë qenë që ditën e nesërme do të nisin procedurat normale, por më përpara ka thënë ai, që nëse dikush do mundohet të thyejë shtetrrethimin e Gazës, ne do ta çojmë në burgjet e terroristëve. Por kjo në fakt duket se nuk është ashtu.

Njerëzit po vdesin atje për një kafshatë buk dhe një gotë ujë dhe kjo falë qeverisë së Izraelit.

Kjo bllokadë duhet të çahet me patjetër, por deri më tani asnjë ndihmë nuk po shkon’, tha ndër të tjera, Sokol Brahja në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco