Teksa prej dy vitesh BE ka vënë Veton për fondet e IPARD 3 për fermerët shqiptarë, për shkak të abuzimeve që janë bërë me fondet e IPARD 2, rezulton se Unioni e ka kushtëzuar me kthimin e shumë së abuzimit prej 15 milionë euro.
Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ Plub zbardhi skemën e dyshuar korruptive dhe shumën e abuzimeve, duke provuar se 38 milionë euro të IPARD u abuzuan
Në një intervistë me edicionin e pasdites në Syri Tv, autori i emisionit investigativ ‘Plug’, Julian Hoxhaj ka hedhur më shumë dritë mbi abuzimet që janë bërë me fondet e BE, të cilat i janë dhënë Ministrisë së Bujqësisë shqiptare.
Hoxhaj thotë se nga 94 milionë euro që vendet e BE-së kanë dhënë për programin e IPARD 2, rezulton se këto para kanë shkuar vetëm te një grup i vogël njerëzish, të cilët rezultojnë se janë përfituesit më të mëdhenj të këtyre fondeve dhe që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët e PS.
Sipas autorit të emisionit ‘Plug’, edhe pse ka pasur qindra aplikime nga fermerët shqiptarë për të përfituar nga fondet e BE-së, përfituesit e vërtëtë rezultojnë se kanë pasur dijeni mbi procedurat dhe aksesin për t’u shpallur fitues.
Pas zbulimit të skandalit nga BE, shton Hoxhaj, kjo e fundit i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë, kthimin pas të fondeve, porse nga 15 milionë euro që Evropa ka kërkuar, deri më tani janë kthyer vetëm 1.7 milion euro.
Aktualisht Ministria e Bujqësisë, thekson ndër të tjera Hoxhaj, është në gjyq me disa prej përfituesve pasi refuzojnë kthimin e fondeve të përfituara nga IPARD.
Paratë u morën për të ndihmuar fermerët por vetëm tek ata s’shkuan . 94 mln euro shkuan te një grup i vogël njerëzish, 406 njerëzish. Kemi parë listat që janë zyrtare të ASHBR-së, shumat e përfituara nga shtetasit, rezulton se përfituesit më të mëdhenj të tyre kanë lidhje direkte ose inderekte me zyrtarët e PS. Ka qenë cikël i mbyllur, pasi 94 mln euro janë shpërndarë te një grup njerëzish, aplikimet kanë qenë të shumta e s’kanë arritur të fitojnë. Përfituesit kanë pasur dijeni për procedurat, kriteret e aksesin për t’u shpallur fitues.
E kemi konfirmimin nga Ministria e Bujqësisë, se 40% e përfituesve kanë abuzuar, 15 mln euro, 166 subjekte që kanë përfituar nga fondet e IPARD, duhet t’i kthejnë mbrapsht. Kanë kthyer vetëm 1.7 euro. 13 mln euro duhet të kthehen që të shkojnë në arkën e buxhetit të BE.
Është kërkesë taksative e BE-së, sepse ndryshe Shqipëria s’përfiton më nga forndet IPARD për bujqësinë në vitet e ardhshme. IPARD 3, 112 mln euro janë bllokuar për shkak të shkeljeve që kanë bërë. Ministria s’e ka dhënë të gjithë informacioni, kemi kërkuar në rrugë të tjera, kemi zbuluar emrat që kanë kthyer një pjesë të shumës së parave, janë 80 përfitues që s’i kanë kthyer këto para. Janë përfitues që sot ndodhen në procese gjyqësore me MB. Ka përfitues që pretendojnë se kanë qenë të rregullta, refuzojnë t’i kthejnë për shkaqe nga më të ndryshme. Ka dy vjet që është bllokuar, MB ka mbledhur vetëm 1.3 mln euro.
Më 2015 kanë ratifikuar ligjin e posaçëm për fondet IPARD, është proces para-anëtarësim. AZHBR ka marrë kontrollin absolut, janë investuar shumë para për trajnime, që duhet ët plotësonte dokumentacionin e fermerëve sipas rregullave të vendosur mes Shqipërisë-BE.
Një nga pikat e abuzimit të fondeve IPARD, ishte krijimi i disa agjencive që bënin ndërmjetësimin të këtyre fondeve, nga zyrtarë të MB. Janë skema të posaçme korrupsioni që janë krijuar në Shqipëri. Krijimi i shoqërive të ndryshme për të bërë ndërmjetësime, ndërsa vetë AZHBR duhet ta bënte. Vetëm fermerë s’kanë përfituar, por biznesmenë e kompani ndërtimi që marrin tender publikë nga qeveria shqiptare. Janë klient të qeverisë, po prishin edhe konkurrencën.
© SYRI.net