SYRI TV/ Rama tallet me Presidentin Donald Trump, tallja e Ramës jehonë nga mediat e Rusisë

16:51, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka shkuar deri në tallje, duke ironizuar Presidentin e SHBA, Donald Trump, pas lapsusit se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri ka krijuar një shfaqe përballë Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Tallja e Ramës ndaj Presidentit Trump duket se ka kënaqur edhe Moskën, që i ka dhënë hapësirë dhe ka analizuar shfaqen e kryeministrit shqiptar përballë Macron dhe Aliyev.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka tallur Presidentin e SHBA, Donald Trump, në samitin me liderët evropianë, për lapsusin se kishte arritur të vendoste paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri ka krijuar një shfaqe përballë Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke ironizuar presidentin amerikan.

Kjo tallje e Ramës ndaj Trump duket se ka kënaqur edhe Moskën, pasi Russia Today i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme kësaj shfaqje të Edi Ramës kundër Trump.

Ndërsa mediat e huaja i japin jehonë talljes së kryeministrit shqiptar me Donald Trump, ky nuk është një qëndrim i ri i kryeministrit shqiptar. Rama dha një intervistë në CNN, teksa Trump kërkonte nominimin për të bërë President, duke e cilësuar të dëmshëm për Amerikën dhe demokracinë botërore.

"Qëllimet që po dëgjojmë nga Donald Trump janë vërtet frikësuese dhe po minojnë atë që është Amerika në sytë tanë. Nëse bëhet e qartë dhe ju do t’i ndiqni nga afër këto ngjarje që Trump do të bëhet kandidati, atëherë bëhet shumë më e ndërlikuar, apo jo, për të gjithë ata që kanë këto frikëra? Zoti na ruajt, mendoj se kjo do t’i bënte shumë dëm Amerikës dhe do t’i bënte shumë dëm botës demokratike, sepse ai, në fund të fundit, do të duhet të bëjë të paktën disa nga gjërat që thotë se do t’i bëjë."

Jo vetëm në mediat amerikane, por edhe në mediat shqiptare, Rama e cilësoi Donald Trump kërcënim për Amerikën dhe për të gjithë botën, dhe për ta thënë këtë, nuk druhej aspak.

"Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump dhe s’kam fare problem ta përsëris. As këtu, as kudo që të jetë, as shqip, as anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është edhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane."

Deklaratat kryeministri Edi Rama i bëri ndërkohë që Trump kërkonte besimin e qytetarëve amerikanë, por edhe sot, që ai është Presidenti i Shtetit më të fuqishëm në botë dhe aleat i Shqipërisë, zgjedh ta tallë përballë liderëve evropianë. Ky qëndrim vjen në një kohë kur Edi Rama është cilësuar botërisht si mik i afërt i George Soros, multimiliarderit, të cilin Donald Trump kërkon që të hetohet dhe arrestohet për financime të paligjshme në dëm të demokracisë dhe sigurisë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco