'Kryeministri si agjent imobiliar’. Tepelena: Tirana në duart e mafias, ja si duhet të veprojmë

10:56, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qenë edhe aktivisti Andi Tepelena.

Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ka komentuar zhvillimet e fundit politike por në mënyrë të veçantë është ndalur tek komentet për situatën në të cilën ndodhet Tirana e mbytur nga ndërtimet dhe nga pastrimi i parave të pista.
 
Andi Tepelena:
Ka ardhur momenti, kur thoshte edhe Trump, që të zbresë sherifi në qytet. E thënë aspak metaforiksht. Për mendimin tim opozita nëse ka ndërmend të futet në zgjedhje tani ose në 2027, kur të ketë, ka nevojë përtej emrave që qarkullojnë këto ditë dhe që unë kam respekt. Janë aktivistë të nderuar të Shoqërisë civile, duhet një figurë e fortë. Unë e hodha pak si provokim një një figurë ushtarake patriotike, dmth, antimafia.

Kjo do të ishte një figurë që do të fillonte të artikulohej rreth kësaj ideje dmth. Jemi në një shtete të kapur. Jemi në një shtet të kapur nga mafia. Dhe duhet një figurë e fortë që të skanojë të gjithë situatën ku ndodhemi.

Në qoftë se flasin institucionet ndërkombëtare që këtu po pastrohet paraja. Këtu po bëhet trafiku ndërkombëtar dhe po behet, udhëkryq i gjithë këtyre trafiqeve, atëherë këtu ka nevojë për një dorë të fortë. Kuptohet që është kontradiktore, sepse një vend që ka kaluar diktaturën, të vësh në krye një polic apo një ushtarak, etj, nuk e përcjell publiku. Dhe është shumë e mirkuptueshme por ka ardhur koha por një dorë e fortë. Kjo do të kërkohej për Tiranën dhe për Shqipërinë, kuptohet i kontrolluar nga të gjithë mekanizmat demokratikë. Në këtë aspekt nëse opozita do të zbresë në arenë me kandidatët e vet për Tiranën. Atëherë duhet të artikulohet fort që Tiranën e ka kapur mafia dhe çfarë duhet të bëjë në si qytetarë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco