Qeveri e karteleve/ ‘Duhet reagim’, Kasmi: Edhe NATO është në rrezik nga një ministër i caktuar nga trafikantët e drogës

10:31, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bleni Kasmi duke folur në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, deklaroi se shteti shqiptar, qeveria shqiptare po pastrojnë paratë e karteleve të drogës. Sipas tij nuk ka asnjë shtet askund në botë që bën atë që po bënë shteti shqiptar.

Gjatë bisedë me moderatorin Flavio Qarri gazetari Kasmi deklaroi gjithashtu se, “është koha që ne ti bëjmë thirrje ndërgjegjes sonë si shoqëri që të ragojmë ndaj padrejtësive.

Beldi Kasmi: Qeveria shqiptare është vënë në dispozicion të pastrimit të parave të karteleve të drogës. Nuk ka shtet tjetër askund. Ne flasim për Kolumbinë , por duhet ta kemi të qartë që në Kolumbi ka një luftë mes shtetit mes institucioneve të ligjit atje dhe karteleve. Pra namin më të madh e ka Kolumbia si vend prodhues i kokainës. Por sot për sot i vetmi shtet i cili e ka legjitimuar, pastrimin e parave të karteleve të drogës, jo vetëm shqiptare por edhe ato ndërkombëtare është Shqipëria. Dhe ky problem është shumë më i madh jo vetëm thjesht për shqiptaret dhe Shqipërinë por duhet të kemi parasysh se sot Shqipëria është një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut i NATO-s. A e imagjinoni dot ju që se si mund të cenohet siguria nëse në një mbledhje konfidenciale dalin informacionet dhe shkojnë në duart e këtyre karteleve, të cilat sot presidenti Trump po i konsideron terroriste. A e imagjinoni ju që një ministër mbrojtje që është pjesë organike e këtyre mbledhjeve të Aleancës të Atlantikut i cili është vendosur në atë pozicion nga kartelet e kokainë së Durrësit dhe të Elbasanit, të jetë prezent në këto mbledhje të Aleancës dhe këto informacione që jepen në atë tryezë do të shkojnë tek kartelet e kokainës.  

A e kuptoni se çfarë skandali është. Dhe këtu duhet të kërkohet nga opozita jo thjesht duhet të bëhet një denoncim, por duhet të kërkohet një ndërhyrje edhe nga Aleanca e Atlantikut. Sepse përbën çështje sigurie edhe për ta, për Aleancën. Ju e keni parë se çfarë ndodhi me raportin e fundit të Departamentit të Shtetit. Është shumë i qartë në këtë drejtim. E ka të qartë pastrimin e parave, e ka të qartë trafikun e drogës, e ka të qartë korrupsionin që ndodh me investitorët strategjikë. Ka pasazhe të veçanta për këto. Sot SHBA po ndërgjegjësohen, bota po ndërgjegjësohet, po merr një informacion të plotë se Shqipëria nuk është më një vend normal. Është një vend i kthyer në kartel droge. Por problemi është se kush duhet të reagojë. Ne duhet të reagojmë patjetër të gjithë.

Edhe të gjithë si shoqëri, sikur edhe 10 protestues të ketë, do të ishte një vlerë e madhe, nuk duhet pritur çdo gjë thjesht dhe vetëm nga opozita. Ajo duhet të bëjë detyrën e saj duke u bashkuar më qytetarët. Por edhe qytetarët duhet të dalin vetë të reagojnë. Ata pronarët duhet të organizohen që po ju merret ajo prona aty. Po ju merret nga një njeri që nuk ka asnjë lidhje me atë pronë. Por sillet si pronar, bën marrëveshjet si pronar. Ndan përqindjet si pronar dhe fut në xhepin e vet atë që i intereson atij. Pra duhet të kemi edhe një reagim Shoqëror. Është e vërtetë që ka vdekur nervi, po i vdes nervi kësaj shoqërie. Por nëse dalin 10-15 apo 20 është gjë shumë e mirë. Edhe një protestues i vetëm është prapë gjë shumë e mirë. Imagjinoni se çfarë po ndodh në Serbi që pothuajse është në kushte të njëjta sepse drejtohet nga një autokrat si Vuçiç. Po të paktën ata kanë një vit e gjysmë që dalin e protestojnë  rregullisht, pothuajse çdo javë. Dhe janë të vendosur, ka shembuj plot në botë sot që njerëzit protestojnë dhe ngrihen. Është koha që ne ti bëjmë thirrje ndërgjegjes sonë si shoqëri. A jemi një komb inferior nga të tjerët që nuk reagojmë ndaj këtyre padrejtësive. A jemi një komb që jemi mësuar me skllavëri se kemi qenë për gjysmë shekulli në diktaturë komuniste dhe ka pas reagime se ka patur të përndjekur politikë që nuk e kanë pranuar të regjim. Po sot.....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco