Grupi PD letër Trupit Diplomatik: Rama minoi jetën parlamentare, zhvillime të rënda rrezikojnë rendin kushtetues

Grupi PD letër Trupit Diplomatik: Rama minoi jetën parlamentare, zhvillime të rënda rrezikojnë rendin kushtetues

16:28, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një akt të paprecedentë maxhoranca votoi për 5 minuta kabinetin e ri qeveritar dhe programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, duke asgjësuar jetën parlamentare dhe minuar të drejtën kushtetuese të opozitës për debat parlamentar.

Grupi Parlamentar i ka dërguar një letër Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare ku i shprehet me shqetësim të thellë, situatën e paprecedentë dhe erozionin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri.

Zhvillimet e sotme treguan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta reduktuar Kuvendin në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kështu kontrollin parlamentar mbi shumicën dhe mbi ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim" evidentohet në letër.

Në letrën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi evidentohet ndër të tjera se në mënyrë antikushtetuese, Kryetari i Kuvendit miratoi një urdhër politik të ardhur nga Kryetari i grupit të shumicës, duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe të kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në cenim të rëndë të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit.

"Mohimi i të drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe të rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minimin e qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend"  thuhet në letrën e grupit parlamentar.

Letra

Informacion Misioneve Diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë lidhur me situatën e paprecedentë antikushtetuese gjatë seancës plenare për miratimin e programit politik dhe të kabinetit të ri qeveritar.

Të nderuara Shkëlqesi,

Me kĂ«tĂ« letĂ«r dĂ«shirojmĂ« t’ju sjellim nĂ« vĂ«mendje situatĂ«n e paprecedentĂ« qĂ« ndodhi sot gjatĂ« seancĂ«s plenare tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, tĂ« thirrur pĂ«r miratimin e programit politik dhe tĂ« kabinetit tĂ« ri qeveritar, ku edhe ju ishit tĂ« ftuar si pjesĂ«marrĂ«s.

Për herë të parë në 35 vite pluralizëm politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në mënyrë kaq flagrante dhe destabilizuese. Me veprime antikushtetuese dhe në shkelje të rregullores së brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe drejtuesi i shumicës parlamentare, u pengua me qëllim debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve, duke cenuar rëndë demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime demokratike.

Si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë në Kuvend, ne vërejmë me shqetësim erozionin e përditshëm të autoritetit të institucionit më të lartë vendimmarrës, Kuvendit të Shqipërisë, si dhe përpjekjen për ta shndërruar atë në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar plotësisht kontrollin parlamentar mbi shumicën dhe mbi ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim.

Dinamika e ngjarjeve të sotme tregon qartë një plan të mirëorkestruar nga Kryeministri Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare. Me këto veprime të paprecedenta, në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe me anulimin e parimeve kushtetuese, u mohua qëllimisht e drejta e deputetëve të opozitës për një debat politik thelbësor dhe konstruktiv mbi programin e qeverisë dhe kabinetin.

Gjithashtu, vërejmë me shqetësim ofendimin e rëndë të shkaktuar ndaj përfaqësuesve më të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë seancë solemne, me rëndësi të veçantë për fillimin e çdo legjislature të re, nga vetë Kryeministri Rama.

Në dritën e delegjitimimit të seancës plenare dhe në mbrojtje të kushtetutshmërisë së procesit, deputetët e opozitës në Kuvend kërkuan që të respektohej solemniteti i kësaj seance plenare.

NĂ« pĂ«rputhje me nenin 97 tĂ« KushtetutĂ«s dhe nĂ« zbatim tĂ« nenit 110, pika 2 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit, deputetĂ«t e opozitĂ«s kĂ«rkuan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur nga Kryetari i Kuvendit qĂ« t’i lejohej Kryeministrit vijimi i fjalĂ«s sĂ« tij, pasi ajo u ndĂ«rpre nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paprecedentĂ« nga vetĂ« Kryetari, pĂ«r tĂ« paraqitur njĂ« mesazh video tĂ« inskenuar nga e ashtuquajtura “Ministria e InteligjencĂ«s Artificiale Diella”. NĂ« gjithĂ« historinĂ« e pluralizmit parlamentar shqiptar, fjala e Kryeministrit gjatĂ« seancĂ«s plenare pĂ«r miratimin e programit politik dhe pĂ«rbĂ«rjes sĂ« qeverisĂ« nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« kurrĂ« pĂ«r asnjĂ« arsye.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, Kryetari i Kuvendit, nĂ« shkelje tĂ« nenit 48, pika I tĂ« Rregullores, nuk iu drejtua z. Edi Rama nĂ« cilĂ«sinĂ« e deputetit pĂ«r ta thirrur nĂ« rregull, kur ai u largua nga thelbi i çështjes — pra, paraqitja pĂ«rmes inskenimit tĂ« njĂ« mesazhi video nga njĂ« personazh virtual — nĂ« njĂ« kohĂ« kur duhej tĂ« vijonte pa ndĂ«rprerje me prezantimin e programit politik.

Në kontekstin e mosreagimit të paprecedentë të Kryetarit të Kuvendit dhe kryerjes së këtyre shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores, Kryetari i Kuvendit krijoi një precedent të rrezikshëm për këtë legjislaturë të re, duke vendosur standarde të dyfishta në dhënien e të drejtave procedurale. Z. Peleshi, në dy raste radhazi, i akordoi të drejtën procedurale Kryetarit të grupit parlamentar të shumicës, ndërsa ia mohoi këtë të drejtë, të parashikuar nga neni 49 i Rregullores, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në mënyrë antikushtetuese, Kryetari i Kuvendit miratoi një urdhër politik të ardhur nga Kryetari i grupit të shumicës, duke mbyllur seancën plenare me miratimin e programit politik dhe të kabinetit të ri qeveritar pa debat politik, në shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe në cenim të rëndë të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit.

Mohimi i të drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe të rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minimin e qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend.

Në këtë situatë të paprecedentë, shprehim me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e së drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar asgjësimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik.

Ne vërejmë me shqetësim të thellë erozionin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri. Zhvillimet e sotme treguan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta reduktuar Kuvendin në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kështu kontrollin parlamentar mbi shumicën dhe mbi ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim.

Për rrjedhojë, e ndjejmë për detyrë të informojmë komunitetin diplomatik të akredituar në Tiranë mbi këto zhvillime të rënda, të cilat rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

Ju lutemi, Shkëlqesitë Tuaja, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt,
Gazment BARDHI

ImageImage

 

 

 

 

Shkarko dokumentin

Lajmi ne perditesim...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco