Berisha: Igli Hasani është i kapur nga Edi Rama njëlloj si Altin Troplini! Mediat të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt

13:23, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur në konferencën me gazetarët se Igli Hasani është i kapur nga Rama njëlloj si Altin Dumani.

Ai ftoi mediat të informojnë popullin shqiptar për dokumentin e pashembullt të publikuar ditën e sotme.

Pjesë nga fjala e kreut të PD:

Kjo është kulmore tjetër.

“Lidhur me observimin se mjedisi mediatik ka mungesë të raportimeve të pavarura dhe se shumica e medieve perceptohen si të rreshtuara me partinë qeverisëse, ne duhet t’u rikujtojmë deklaratën që ka bërë kreu i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë zgjedhorë gjatë konferencës paszgjedhore, ku qartëson se nuk duket të ketë pasur vetëcensurë, ashtu siç është raportuar në konkluzionet paraprake”.

E dëgjoni ju? Gazetarët nuk kanë vetëcensurë.

Hapni televizionet qeveritare, në vitin më të keq për turizmin, në vitin kur plazhet janë bosh, e fillon dhe një çerek ore jep 15 lajme fake paturpësisht, duke abuzuar në mënyrën më kriminale me qytetarët, të katërta së bashku njëlloj.

Dhe ky tani do na i nxjerrë se janë të pavarura.

Një nga kapitujt më tronditës që dëshmon se Shqipëria është një diktaturë autokratike, qëndron në faktin se sipas këtij raporti, 90 deri 95 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria.

Njerëzit më viktima te patronëve janë gazetarët që tentojnë të thonë të vërtetën.

Dhe ky tani thotë se këtu raporti është i pasaktë. Ky të turpëron.

“Tani, nisur nga këto konsiderata, këto turpe të tij, këto mashtrime publike, në i kërkojmë misionit dhe ODIHR-it të sigurojë një vlerësim më të balancuar dhe më të bazuar në prova”.

E kuptoni ju? Domethënë se ju vlerësimet i keni pa prova, në një kohë kur provat janë për vlerësime pesë herë më të zeza se ato.

“Është e rëndësishme, thotë, që të dhënat paraprake, nuk hedhin hije dyshimi në procesin elektoral që në përgjithësi siç e njeh ky raport, u zhvillua në mënyrë profesionale”.

Në mënyrën më profesionale zhvillohej në diktaturë procesi. Administratorët e votës në diktaturë ishin të përsosur në menaxhimin e farsës.

Ky e kupton, por është në pozitat e një njeriu të kapur. Në pozitat e një varësie të tmerrshme nga Edi Rama njëlloj si Altin Troplini, që thotë se nuk ka prova.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë letër si një përpjekje autoritare, të dënueshme, të palejueshme për të ndërhyrë direkt dhe zhvlerësuar, për të bërë presion dhe zhvlerësuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR, u bëj thirrje medieve që të informojnë shqiptarët për këtë dokument të pashembullt në 32 vite në historinë e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco