Vasili: Rama dembel pa shërim dhe llafazan ambulant, mos vrisni kohën duke e dëgjuar

Vasili: Rama dembel pa shërim dhe llafazan ambulant, mos vrisni kohën duke e dëgjuar

22:14, 17/07/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati.

Në një status në “Facebook”, Vasili shkruarn se Rama është dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant dhe se qytetarët nuk duhet të vrasin kohën duke e dëgjuar.

“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni”, ka shkruan Vasili në ‘Facebook’.

Gjatë takimit me banorët në Berat, duke iu referuar LSI, Rama tha se ata duan të bëjnë opozitë me mallkime e ulërima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco