Kongresi i botëror i naftës, Rama ‘mburret’ me projektet e Berishës dhe i merr edhe sloganin

Kongresi i botëror i naftës, Rama ‘mburret’ me projektet e Berishës dhe i merr edhe sloganin

13:57, 10/07/2017
A+ Aa A-

Kryeministrit Edi Rama është duke marrë pjesë në kongresin botëror të naftës.

Në fjalën e tij Rama, duke mos pasur arritje (nga qeveria e tij në drejtim të energjetikës dhe industrisë së përpunimit) për të rrëfyer përpara dëgjuesve, u detyrua të "mburrej" me projektin e nënshkruar nga qeveria Berisha, përpara se Rama të bëhej Kryeministër.

Kreu i Qeverisë Shqiptare, po ashtu pranoi përpara pjesëmarrësve të tjerë në këtë kongres, se Shqipëria ka shumë rezerva nafte, por të pashfrytëzuara mirë, edhe pse ai ka katër vite në qeveri.

Rama gjithashtu u rrekë të promovonte vendin me sloganin, "Shqipëria front i ri i burimit të naftës në rajon e më gjerë", diçka e ngjashme me sloganin e Berishës: "Shqipëria, superfuqi energjike në rajon". 

Rama nuk harroi, që nga Turqia ku po zhvillohet kongresi i naftës të falenderojë dhe Presidentin Erdogan, me të cilin dihet që ka marrëdhënie mjaft të mirë.

Sipas Ramës, "Shqipëria ka shumë rezerva nafte, por të pashfrytëzuara. Kemi një të ardhme të shkëlqyer. Jemi mjaft të inkurajuar nga lajmi i fundit për zbulimin e vend burimeve të gazit në vendin tonë".

"Përfundimet e punimeve të TAP-it, janë një moment tjetër mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi do na kthejë në një rrugë të rëndësishme të kalimit të gazit në rajon dhe në Europë. Ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri. Mendojë se Shqipëria është fronti i ri për burimet e naftës", tha Rama ndër të tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco