Ben Blushi: Më 25 qershor fillon beteja e pronës

Ben Blushi: Më 25 qershor fillon beteja e pronës

11:21, 19/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka bërë të ditur sot se partia e tij do të luftojë për çështjen e pronave duke rrëzuar ligjin e dikurshëm 7501 dhe se beteja do të fillojë që nga 25 qershori.

"LIBRA do t'i japi fund efekteve juridike të ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme, - deklaroi sot Blushi në rrjetet sociale.

"LIBRA është shumë e ndjeshme për çështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti, pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm.

LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës," thekson Blushi në shënimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tosi19/06/2017 12:54

pronen e keni shkaterruar nje here e mire o blush,dhe ti premton gjera qe smund ti zgjidhesh,

Shto koment

Denonco